Shqipëria Postuar më 22 Tetor 2024, 11:47

Impiant diellor lundrues në Vaun e Dejës - KESH nënshkruan kontratën, prodhim për 50 vitet e ardhshme

Nga SCAN TV
Impiant diellor lundrues në Vaun e Dejës - KESH nënshkruan

Ola Mitre / SCAN

 

Projekti për ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundrues për prodhimin e energjisë në Vaun e Dejës po shkon drejt zbatimit.  3.5 vite nga themelimi i saj, shoqëria “SENA Solar Energy of Albania”, që zotërohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Joint Venture Gamma–Sungrow FPV nënshkruan kontratën për Projektimin, Ndërtimin dhe Operimin e impiantit. Sipas KESH Kapaciteti i këtij impianti do të jetë 12.97 MWp dhe jo 13.8 MWp qw ishte planifikimi fillestar.

Sipas pwrllogaritjeve, prodhimi i parashikuar në vitin e parë do tw arrijw në 18,808 MWh/vit, me një prodhim mesatar prej 17,822 MWh/vit gjatë gjithë jetës së tij. Kontrata përfshin projektin e detajuar, furnizimin, instalimin, testimin, si dhe periudhën e operimit dhe mirëmbajtjes për 2 vjet.

Ndwrkaq, sipas KESH edhe pse impiantet fotovoltaikw lundrues konsiderohen ende një teknologji e re, sistemi i ankorimit të impiantit do të sigurojë operim normal edhe me luhatje deri në 15 metra të nivelit të ujit dhe rezistencë ndaj erës maksimale për 50 vitet e ardhshme.

Shoqëria SENA u krijua në mars të vitit 2021, në kuadër të marrëveshjes së financimit për ndërtimin e këtij impianti lundrues ndërmjet KESH dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky projekt është një bashkëfinancim mes KESH në rolin e sponsorit, BERZH - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe do të mbështetet nga WBIF - Fondi i Bashkuar Europian për Ballkanin Perëndimor.

Fokusi kryesor i shoqërisë është zhvillimi dhe operimi i impiantit fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës, por jo vetëm. Kjo, pasi shoqëria ka objektiv të aktivitetit edhe prodhimin, shitjen, tregtimin apo studimin e gjitha shërbimeve mbështetëse në fushën e industrisë dhe energjisë; kryerjen e aktiviteteve tregtare në fushën e energjisë, etj.

Ndërtimi i impaintit diellor lundrues është një nga projektet e KESH, në kuadër të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë. Aktualisht kompania publike  e prodhimit të energjisë zotëron vetëm një impaint diellor prej 5.14 MWp të pozicionuar në digën e Qyrsaqit, në Vaun e Dejës, ndërsa pjesja tjetër e aseteve gjeneruese përfshin 3 HEC-et e Kaskadës së Drinit.

Sondazh

Poll
Shqipëria 22 Tetor

Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja?

SCAN   Dollari amerikan e ka nisur këtë mëngjes në vlera rritëse teksa është blerë sot me 90.6 lejë dhe është shitur me 91.6 lekë në raport me një ditë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat