Sa e vështirë është të marrësh një kredi në bankë? - Vrojtimi/ Rekord aplikimesh nga qytetarët. Shtrëngohen standardet e kreditimit

Ledina Elezi/SCAN
Në periudhën korrik-shtator, qytetarët kanë aplikuar për më shumë kredi në bankat e nivelit të dytë, ndikuar nga nevoja për blerjen e një apartamenti dhe mbulimin e shpenzimeve për konsum. Çmimet e larta të tregut të banesave kanë bërë të mundur që blerja e një apartamenti të përballohet vetëm përmes kredisë dhe rritja e shpenzimeve mesatare mujore në 3.7% më shumë se vjet, kanë sjellë një kërkesë të shtuar për hua.
Por, si i janë përgjigjur bankat kësaj kërkese të shtuar?
Sipas një vrojtimi të kryer nga Bankës së Shqipërisë, rritja e kërkesës është shoqëruar me një shkallë më të lartë të miratimit të kredive. Bankat e nivelit të dytë kanë refuzuar më pak hua në tremujorin e tretë, nxitur nga historiku i regjistrit të kredive, historiku i punësimit dhe qëndrueshmërisë së individit në tregun e punës.
Megjithatë, kjo nuk nënkupton se miratimi i kësaj huaje nga banka ka qenë një proces i thjeshtë për qytetarin. Perceptimi i rrezikut mbi aftësinë paguese të kredimarrësit ka bërë që bankat të shtrëngojnë standardet e kreditimit për qytetarët në tremujorin e tretë të vitit 2024, si në kreditë konsumatore, ashtu edhe në ato për blerjen e banesave.
Nga ana tjetër, vetëm trysnia e shtuar nga konkurrenca në sistemin bankar ka kontribuar në kahun lehtësues të standardeve të kreditimit për individët. Gjithashtu, kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë dhënë individëve u shtrënguan në tremujorin e tretë. Marzhet më të larta mbi kreditë me rrezik dhe kërkesat e rritura për kolateral (në kreditë për blerjen e banesave) patën ndikim shtrëngues në kushtet dhe termat e kreditimit për individët.
Edhe në muajt e mbetur të këtij viti parashikohet të ketë një rritje të kërkesës për kredi. Standardet e kreditimit për individët pritet të mbeten të shtrënguara, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe ato për financimin e konsumit.
Sondazh

Turqia, 108 mld USD për energjinë e gjelbër - Qeveria synon katërfishimin e kapacitetit deri në vitin 2035
Kristi Ceta/SCAN Turqia do të ketë nevojë për 108 miliardë dollarë investime publike dhe private pasi synon të katërfishojë kapacitetin e energjisë së......

Suplementi i ri mbron bletët nga pesticidet - Studiuesit gjejnë zgjidhjen për t’i mbajtur këto insekte të sigurta nga kimikatet
Kristi Ceta/SCAN Shkencëtarët në Kolumbi thonë se kanë zhvilluar një suplement ushqimor të ri që mbron trurin e bletëve nga pesticidet, duke i mbajtur......

“Vlerësues IA” që kontrollon modelet e tjera - Meta po krijon agjentë autonomë, duke eleminuar ndërhyrjen njerëzore
Kristi Ceta/SCAN Pronari i Facebook, Meta, ka njoftuar se po prezanton një seri modelesh të reja të inteligjencës artificiale nga divizioni i kërkimit,......

Transporti i gjelbër, si renditen qytetet evropiane? - Londra, Amsterdami kryesojnë. Sarajeva e Shkupi, në fund të listës
Kristi Ceta/SCAN Një studim i ri ka zbuluar pesë qytetet më të mira në Evropë që ofrojnë opsionet më “të gjelbra” të transportit. Hulumtimi nga......

Ministrja Denaj prezenton Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, së bashku me të deleguarin e qarkut të Vlorës, Bledi Cuci, Kryetarët e bashkive të Vlorës dhe......

Shqipëria, shërbime interneti më të lira se rajoni - 15 euro për paketa me thirrje dhe internet
Hamit Yzeiraj/SCAN Paketat telefonike që ofrojnë kompanitë e ndryshme në Shqipëri janë më të lira kundrejt vendeve të tjera të rajonit. Sipas të......

“Aksion ndaj informalitetit në sigurimet shoqërore” - Rama: Bizneset që nuk deklarojnë pagat e punonjësve po bëjnë krim
Diamila Leka/ Scan Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ato biznese të cilët operojnë në informalitet do të ndëshkohen pasi do të ngrihet......

Cilat janë planet afatshkurtra për pensionet? - Gonxhja: Janë propozuar ndryshimet ligjore, vitet e punës para vitit ‘94
Diamila Leka/ Scan Rritja dhe skema e pensioneve bëri bashkë pensionistët. Gjatë këtij takimi u diskutuan rreth problematikave dhe se çfarë do ndodhë......