Shqipëria Postuar më 21 Tetor 2024, 13:48

Cilat janë planet afatshkurtra për pensionet? - Gonxhja: Janë propozuar ndryshimet ligjore, vitet e punës para vitit ‘94

Nga SCAN TV
Cilat janë planet afatshkurtra për pensionet? - Gonxhja: Janë

Diamila Leka/ Scan

 

Rritja dhe skema e pensioneve bëri bashkë pensionistët. Gjatë këtij takimi u diskutuan rreth problematikave dhe se çfarë do ndodhë në të ardhmen. Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi planet afatshkurtra dhe afatgjata të skemës së pensioneve.

“Në termë afatshkurtër, po shqyrtojmë mundësinë e rritjes substanciale e bonusit në fundvit, duke u bazuar në performancën e ekonomisë dhe kapaciteteve financiare që ka vendi yn. Në terma afatgjatë synimi yn është krijimi i një skeme pensioni të qëndrueshme.”

Ministri Gonxhja deklaroi se janë propozuar ndryshimet ligjore për njohjen e viteve të punës të viteve ’94.

“Kemi propozuar dhe ndyrshime ligjore për njohjen automatike të viteve të punës të parqa viteve 94. Çka do të lehtësojë në mënyrë të menjëhershme…”

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve theksoi se do të ngrihet një taskëforcë për investigimet në terren për të gjithë ato biznese të cilët punojnë në informalitet.

“Detyra ime e parë është rritja e pagesave të sigurimeve shoqërore dhe lufta ….taskëforcë për investigimet në terren.”

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astri Hado theksoi se të gjitha masat që mund të ndërmerren për pensionet do të ketë ndikim deri në 15 vitet e ardhshme.

“Janë rreth 820 mijë kontribues të cilët janë në moshë pune dhe kontribues. Janë 750 përfitues që përfitojnë nga këto para. Buyxheti që sot shpenzohet është i lartë 25-27% e buxhetit të shtetit. ”

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat