16 mijë kontrolle për vjedhjen e energjisë - Në 9 muaj, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes çon për ndjekje penale 38 subjekte

Ola Mitre / SCAN
Përgjatë vitit 2024 Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka ndërmarrë kontrolle për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të ndryshme në vend. Sipas OSSH, kontrollet janë kryer në kuadër të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër informalitetit, teksa bazuar në analizat e riskut, gjatë periudhës janar – shtator janë ushtruar mbi 16 mijë kontrolle, tek subjektet që paraqesin mundësi abuzimi me energjinë elektrike.
Sipas të dhënave nga Departamenti i Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, nga këto kontrolle janë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike në 38 subjekte, të cilat janë proceduar në polici për shkelje të ligjit të energjisë. Më së shumti këto subjekte operonin në zonat bregdetare.
Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara në mbarë vendin, 59 subjekte nuk tarifoheshin në bazë të llojit të aktivitetit që ushtronin. Këtu përfshihen raste kur bizneset paguanin sipas tarifës që aplikohet për konumatorë familjarë, që është më e ulët.
Nga inspektimet në terren u identifikuan rreth 18 mln kilovat të pamatura, të cilat iu faturuan abuzusuesve. Vjedhjet e energjisë janë një prej arsyeve të nivelit të lartë të humbjeve në rrejtin e shpërndarjes.
Ndërkaq, Operatori i Sistemit Shpërndarjes u bën apel klientëve apo subjekteve të mos bien pre e skemave mashtruese të ndërhyrjes në matës apo furnizimit me linjë të dytë jashtë matjes, pasi do të përballen me forcën e ligjit pa asnjë kompromis
Sondazh

Më shumë mundësi për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve - Shqipëria, pjesë e protokollit të OKB-së për të drejtat ekonomike e sociale
Ernilda Luzi/ Scan Qeveria shqiptare ka paraqitur në Kuvend projektligjin për “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin opsional të......

Investimet e huaja direkte, “nën lupën” e Kuvendit? - Pr/ligji, hetime për kompanitë dhe projektet që cënojnë sigurinë kombëtare
Ledina Elezi/SCAN Një investitor i huaj që dëshiron të realizojë një investim direkt në vendin tonë, do të duhet të kalojë përmes disa filtrave......

Sa shpenzon Europa për drejtësinë - Ku pozicionohet Shqipëria?
Edel Strazimiri / SCAN Ashtu si me të gjitha shpenzimet e sektorit publik, buxhetet e drejtësisë në të gjithë Europën janë dashur të përballen me......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan duket konstant këtë mëngjes pa ndonjë ndryshim të theksuar gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 90.3 lekë dhe është shitur me 91.3......

BE, 42 mld euro/vit për makinat me lëndë djegëse - Sipas studimit, subvencionet kërcënojnë përpjekjet drejt tranzicionit të gjelbër
Kristi Ceta/SCAN Pesë anëtarët më të mëdhenj të BE-së shpenzojnë 42 miliardë euro në vit për të subvencionuar makinat e kompanive me lëndë djegëse......

Rritje rekord e arit dhe argjendit - Pasiguritë ekonomike globale nxisin kërkesën për metalet e çmuara
Kristi Ceta/SCAN Ari u rrit në një nivel të ri rekord të hënën, mes pasigurive që rrethojnë zgjedhjet në SHBA, tensioneve të Lindjes së Mesme dhe uljes......

Sa milionerë ka Mali i Zi? - Ekspertët kërkojnë hetimin e zyrtarëve publikë për transparencë në pasuri
Kristi Ceta/SCAN Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, Mali i Zi ka 89 qytetarë që kanë më shumë se një milion euro në llogaritë e tyre bankare......

Mira Murati synon të krijojë startup të ri - Ish-kreu i teknologjisë në OpenAI po mbledh fonde për projektin
Kristi Ceta/SCAN Mira Murati, ish-kreu i teknologjisë në OpenAI, po mbledh fonde nga sipërmarrës për startup-in e saj të ri të inteligjencës......