Më shumë mundësi për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve - Shqipëria, pjesë e protokollit të OKB-së për të drejtat ekonomike e sociale

Ernilda Luzi/ Scan
Qeveria shqiptare ka paraqitur në Kuvend projektligjin për “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore” bërë në Nju Jork.
Ky protokoll ka në themel parashikimin e procedurës së ankesave për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, në rast të pretendimeve për shkelje të të drejtave që parashikohen në pakt dhe gjithashtu ofron një mekanizëm për individët dhe grupet që pretendojnë shkelje të të drejtave të tyre.
Ky hap synon të forcojë mbrojtjen e të drejtave të grupeve më vulnerabël në Shqipëri, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, gratë dhe minoritetet.
Gjithashtu, aderimi do t’u japë mundësinë qytetarëve shqiptarë të ankohen në nivel ndërkombëtar për shkeljen e të drejtave ekonomike, shoqërore dhe kulturore, duke u siguruar që të drejtat e tyre respektohen me më shumë mbështetje e ekspertizë ndërkombëtare.
Protokolli opsional i OKB- së është miratuar në vitin 2008 dhe u jep mundësi grupeve apo individëve të cenuar të kenë ankes në një sistem ndërkombëtar drejtësie, në rast se të drejtat shkelen nga autoritet kombëtare.
Ky projektligj i hartuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shihet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të legjislacionit kombëtar dhe përforcimit të mekanizmave të brendshëm, duke i bërë të drejtat e qytetarëve më të prekshme dhe më të mbrojtura në praktikë.
Sondazh

Investimet e huaja direkte, “nën lupën” e Kuvendit? - Pr/ligji, hetime për kompanitë dhe projektet që cënojnë sigurinë kombëtare
Ledina Elezi/SCAN Një investitor i huaj që dëshiron të realizojë një investim direkt në vendin tonë, do të duhet të kalojë përmes disa filtrave......

Sa shpenzon Europa për drejtësinë - Ku pozicionohet Shqipëria?
Edel Strazimiri / SCAN Ashtu si me të gjitha shpenzimet e sektorit publik, buxhetet e drejtësisë në të gjithë Europën janë dashur të përballen me......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan duket konstant këtë mëngjes pa ndonjë ndryshim të theksuar gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 90.3 lekë dhe është shitur me 91.3......

BE, 42 mld euro/vit për makinat me lëndë djegëse - Sipas studimit, subvencionet kërcënojnë përpjekjet drejt tranzicionit të gjelbër
Kristi Ceta/SCAN Pesë anëtarët më të mëdhenj të BE-së shpenzojnë 42 miliardë euro në vit për të subvencionuar makinat e kompanive me lëndë djegëse......

Rritje rekord e arit dhe argjendit - Pasiguritë ekonomike globale nxisin kërkesën për metalet e çmuara
Kristi Ceta/SCAN Ari u rrit në një nivel të ri rekord të hënën, mes pasigurive që rrethojnë zgjedhjet në SHBA, tensioneve të Lindjes së Mesme dhe uljes......

Sa milionerë ka Mali i Zi? - Ekspertët kërkojnë hetimin e zyrtarëve publikë për transparencë në pasuri
Kristi Ceta/SCAN Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, Mali i Zi ka 89 qytetarë që kanë më shumë se një milion euro në llogaritë e tyre bankare......

Mira Murati synon të krijojë startup të ri - Ish-kreu i teknologjisë në OpenAI po mbledh fonde për projektin
Kristi Ceta/SCAN Mira Murati, ish-kreu i teknologjisë në OpenAI, po mbledh fonde nga sipërmarrës për startup-in e saj të ri të inteligjencës......

Moody’s përmirëson vlerësimin e Shqipërisë, duke e ndryshuar atë në “Ba3” me perspektivë të “qëndrueshme”
Në “rishikimin e thelluar” të saj më të fundit të datës 18 Tetor 2024, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody's ka rritur vlerësimin e......