Investimet e huaja direkte, “nën lupën” e Kuvendit? - Pr/ligji, hetime për kompanitë dhe projektet që cënojnë sigurinë kombëtare

Ledina Elezi/SCAN
Një investitor i huaj që dëshiron të realizojë një investim direkt në vendin tonë, do të duhet të kalojë përmes disa filtrave kontrolli përpara se t'i jepet autorizimi përfundimtar për ta realizuar atë investim. Në projektligjin e depozituar në Kuvend nga deputetja Jorida Tabaku, parashikohet krijimi i një kornize ligjore dhe mekanizmi për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte që mund të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.
Konkretisht, ky projektligj do t'i japë Kuvendit të drejtën që të verifikojë nëse projektet dhe kompanitë që duan të investojnë në Shqipëri, cenojnë sigurinë dhe rendin publik të vendit.
Por, si do të realizohet kjo?
Pas marrjes së aplikimit të investitorit nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), do të njoftohet Komiteti i lnvestimeve Strategjike për të kryer një analizë të këtij investimi. Komiteti i lnvestimeve Strategjike duhet të marrë gjithashtu mendimin e Kuvendit për dhënien ose jo të autorizimit.
Përgjegjës për zbatimin e këtij ligji do të jetë Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku pranë tij do të ngrihet një nënkomision i posaçëm parlamentar, i cili do të ndihmojë në procedurën e shqyrtimit. Vetëm pas marrjes së mendimit të Kuvendit, Komiteti i Investimeve Strategjike do të japë ose jo autorizimin për realizimin e investimit.
Kështu, Kuvendi i Shqipërisë do të ketë kompetencën për të shqyrtuar, hetuar, autorizuar ose bllokuar investimet e huaja që mund të ndikojnë në sigurinë dhe rendin publik të vendit. Kjo është një nismë e rëndësishme duke marrë parasysh rritjen e investimeve të huaja në vend dhe nevojën për t'u siguruar që këto investime nuk përbëjnë kërcënim për interesat kombëtare.
Sondazh

Sa shpenzon Europa për drejtësinë - Ku pozicionohet Shqipëria?
Edel Strazimiri / SCAN Ashtu si me të gjitha shpenzimet e sektorit publik, buxhetet e drejtësisë në të gjithë Europën janë dashur të përballen me......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan duket konstant këtë mëngjes pa ndonjë ndryshim të theksuar gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 90.3 lekë dhe është shitur me 91.3......

BE, 42 mld euro/vit për makinat me lëndë djegëse - Sipas studimit, subvencionet kërcënojnë përpjekjet drejt tranzicionit të gjelbër
Kristi Ceta/SCAN Pesë anëtarët më të mëdhenj të BE-së shpenzojnë 42 miliardë euro në vit për të subvencionuar makinat e kompanive me lëndë djegëse......

Rritje rekord e arit dhe argjendit - Pasiguritë ekonomike globale nxisin kërkesën për metalet e çmuara
Kristi Ceta/SCAN Ari u rrit në një nivel të ri rekord të hënën, mes pasigurive që rrethojnë zgjedhjet në SHBA, tensioneve të Lindjes së Mesme dhe uljes......

Sa milionerë ka Mali i Zi? - Ekspertët kërkojnë hetimin e zyrtarëve publikë për transparencë në pasuri
Kristi Ceta/SCAN Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, Mali i Zi ka 89 qytetarë që kanë më shumë se një milion euro në llogaritë e tyre bankare......

Mira Murati synon të krijojë startup të ri - Ish-kreu i teknologjisë në OpenAI po mbledh fonde për projektin
Kristi Ceta/SCAN Mira Murati, ish-kreu i teknologjisë në OpenAI, po mbledh fonde nga sipërmarrës për startup-in e saj të ri të inteligjencës......

Moody’s përmirëson vlerësimin e Shqipërisë, duke e ndryshuar atë në “Ba3” me perspektivë të “qëndrueshme”
Në “rishikimin e thelluar” të saj më të fundit të datës 18 Tetor 2024, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody's ka rritur vlerësimin e......

Transformohet parku Drilon - Tushemisht - Kumbaro: Zhvillim dhe mbrojtje e natyrës
Alida Lula / SCAN Qendra e Vizitorëve në parkun ujor Drilon-Tushemisht, një projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me Fondacionin......