BE, 42 mld euro/vit për makinat me lëndë djegëse - Sipas studimit, subvencionet kërcënojnë përpjekjet drejt tranzicionit të gjelbër

Kristi Ceta/SCAN
Pesë anëtarët më të mëdhenj të BE-së shpenzojnë 42 miliardë euro në vit për të subvencionuar makinat e kompanive me lëndë djegëse fosile, sipas një studimi të porositur nga grupi mjedisor Transport & Environment (T&E). Ky grup bën thirrje për më shumë subvencione drejt automjeteve elektrike.
Makinat e kompanive përbëjnë rreth 60% të shitjeve të makinave të reja në Evropë. Italia jep 16 miliardë euro subvencione për makinat e kompanive me lëndë djegëse fosile, e ndjekur nga Gjermania, e cila siguron 13.7 miliardë euro. Ndërsa Franca dhe Polonia dhanë përkatësisht 6.4 miliardë euro dhe 6.1 miliardë euro në vit.
Kompanitë ofrojnë makina si përfitime për punonjësit, shpesh me subvencione të konsiderueshme përfitimi, duke përfshirë kompensimin e taksave të konsumatorit dhe përfitimet e përdorimit të karburantit. Rreth 15 miliardë euro në të katër vendet shkojnë për subvencionimin e automjeteve sportive, zbuloi studimi. Drejtuesit e makinave të kompanisë marrin një përfitim mesatar vjetor tatimor prej 6,800 eurosh, që varion deri në 21,600 euro për modelet me ndotje më të madhe.
“Kjo është krejtësisht e palogjikshme dhe krejtësisht e papranueshme, që ne jemi ende duke derdhur miliarda para nga taksapaguesit në një teknologji që është krejtësisht kontradiktore me axhendën e tranzicionit të gjelbër të Komisionit Evropian”, tha kreu i grupit mjedisor.
Studimi vjen pasi shitjet e automjeteve elektrike në Evropë kanë rënë, pjesërisht për shkak se ato janë më të shtrenjta se modelet ekuivalente me lëndë djegëse fosile dhe kështu të paarritshme për shumë konsumatorë. Shitjet e makinave plotësisht elektrike ranë 43.9% në Bashkimin Evropian në gusht, pasi tregjet më të mëdha të automjeteve elektrike në Gjermani dhe Francë shënuan rënie prej 68.8% dhe 33.1% respektivisht, sipas të dhënave të industrisë.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Rritje rekord e arit dhe argjendit - Pasiguritë ekonomike globale nxisin kërkesën për metalet e çmuara
Kristi Ceta/SCAN Ari u rrit në një nivel të ri rekord të hënën, mes pasigurive që rrethojnë zgjedhjet në SHBA, tensioneve të Lindjes së Mesme dhe uljes......

Sa milionerë ka Mali i Zi? - Ekspertët kërkojnë hetimin e zyrtarëve publikë për transparencë në pasuri
Kristi Ceta/SCAN Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, Mali i Zi ka 89 qytetarë që kanë më shumë se një milion euro në llogaritë e tyre bankare......

Mira Murati synon të krijojë startup të ri - Ish-kreu i teknologjisë në OpenAI po mbledh fonde për projektin
Kristi Ceta/SCAN Mira Murati, ish-kreu i teknologjisë në OpenAI, po mbledh fonde nga sipërmarrës për startup-in e saj të ri të inteligjencës......

Moody’s përmirëson vlerësimin e Shqipërisë, duke e ndryshuar atë në “Ba3” me perspektivë të “qëndrueshme”
Në “rishikimin e thelluar” të saj më të fundit të datës 18 Tetor 2024, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody's ka rritur vlerësimin e......

Transformohet parku Drilon - Tushemisht - Kumbaro: Zhvillim dhe mbrojtje e natyrës
Alida Lula / SCAN Qendra e Vizitorëve në parkun ujor Drilon-Tushemisht, një projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me Fondacionin......

Emigrantët largohen nga Gjadri, rikthehen në Itali - Gjykata italiane: Egjipti e Bangladeshi s’konsiderohen të sigurta
Ledina Elezi/SCAN Emigrantët e paligjshëm që mbërritën ditën e mërkurë në Shqipëri dhe të cilët u strehuan në kampin e Gjadrit, janë nisur sërish......

Cila është dhoma më e mirë në shtëpi për të vendosur ruterin e internetit?
Edel Strazimiri / SCAN Jeta jonë sillet rreth lidhjes së internetit, mundësisht Wi-Fi. Të gjithë do të jemi përballur me luftën kundër "këndit ku nuk......

Cili vend europian takson më shumë konsumatorët e birrës?
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet europiane të birrës shtohen me taksa të larta, përveç TVSH-së, pasi Bashkimi Europian kërkon që shtetet anëtare të......