Shqipëria Postuar më 21 Tetor 2024, 13:17

Vdekjet nga aksidentet rrugore - Komuniteti i Transportit rendtin shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria në vend të 4-t

Nga SCAN TV
Vdekjet nga aksidentet rrugore - Komuniteti i Transportit rendtin shtetet e

Ola Mitre / SCAN

 

Ndonëse po bën përparim, Ballkani Perëndimor ende përballet me sfida në reduktimin e vdekjeve në rrugë në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian. Sipas Komuniteti të Transportit viktimat në rrugë në 6 vendet e rajonit u rritën në 1261 në 2023, një rritje prej 15 jetësh të humbura krahasuar me statistikat e publikuara më parë.

Sipas raportit të sapo publikuar, sa i takon numrit të fataliteteve në rrugë për 100 mijë banorë të gjithë vendet e rajonit pozicionohen mbi mesataren e përgjithshme të Bashkimit Evropian. Më keq në këtë drejtim renditet Mali i Zi, ndërsa pas tij vijnë Serbia dhe Bosnje Hercegovina. Shqipëria pozicionohet në vendin e katërt sa i përket normës së vdekjeve në rrugë për 100 mijë banorë, ndërsa më mirë nga të gjithë vendet e rajonit renditet Kosova, me numrim më të ulët të fataliteteve për 100 000 banorë.

Sipas Komunitetit të Transportit, rajoni vazhdon të mbetet prapa vendeve të Bashkimit Evropian në performancën e sigurisë rrugore, duke theksuar nevojën për masa më efektive. Sipas tij, duke adoptuar një qasje gjithëpërfshirëse të Sistemit të Sigurt, duke i dhënë përparësi sigurisë në të gjitha aspektet e infrastrukturës rrugore, dizajnit të automjeteve dhe sjelljes njerëzore, rajoni mund të reduktojë ndjeshëm numrin e aksidenteve rrugore. Zbatimi i masave të identifikuara në kuadër të Planit të Veprimit për Sigurinë Rrugore të Gjeneratës së ardhshme (2025-2027) si për partnerët rajonalë ashtu edhe për pjesëmarrësit vëzhgues janë hap vendimtar drejt arritjes së objektivit të Vizionit Zero.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 21 Tetor

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

  Dollari amerikan duket konstant këtë mëngjes pa ndonjë ndryshim të theksuar gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 90.3 lekë dhe është shitur me 91.3......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat