Shqipëria Postuar më 21 Tetor 2024, 13:16

Bonus i dytë për pensionistët? - 9-mujori, të ardhurat nga kontributet rriten me 124 milionë euro

Nga SCAN TV
Bonus i dytë për pensionistët? - 9-mujori, të ardhurat nga

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Të ardhurat në “arkën e pensioneve” kanë pasur një perfomancë pozitive përgjatë vitit, duke mundësuar dhe një bonus shtesë për pensionistët.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në periudhën janar-shtator 2024, llogariten në 118 miliardë lekë,  një shifër kjo rekord e 10 viteve të fundit dhe me një kapërcim prej 12,3 miliardë lekësh apo 124 milionë euro në raport me 9 mujorin 2023 apo 11.6% më shumë.

Po ashtu edhe në raport me planin për këtë periudhë ka një tejkalim me 105%.

Qeveria ka parashikuar se për shkak të perfomancës së mirë të të ardhurave, përveç bonusit të fundvitit prej 3.6 miliardë lekësh, të ketë dhe një bonus tjetër për këtë kategori.

Mirëadministrimi, politikat shtetërore dhe lufta ndaj informaliteti apo nëndeklarimit të pagave, duket se po kompenson disi edhe mungesën e fuqisë punëtore në vend.

Ndërkohë kontribut të rëndësishëm ka dhënë dhe rritja e pagave në sektorin publik, e cila hyri në fuqi në Korrik 2024, duke rritur automatikisht masën e kontributeve për të punësuarit, e cila është në varësi të pagës mujore.

Pagesa minimale për kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për individ është rreth 11 mijë lekë në muaj.

Në muajin tetor Këshilli i Ministrave miratoi indeksimin e pensioneve me 4.1%. Nga ky vendim përfituan 791.257 përfitues të ndarë sipas disa kategorive, të moshuar, invalidë dhe familjarë si dhe ata që trajtohen nga programe të veçanta, ish ushtarakët, naftëtarët etj.

Aktualisht, me konsulencën e Bankës Botërore, qeveria shqiptare po përgatit një reformë të re të mbrojtës sociale, me qëllim rritjen e mëtejshme të mbështetjes për këto kategori, si edhe sigurimit të një raporti sa më të drejtë mes nivelit të kontributeve dhe përfitimeve në skemën e pensioneve.

Të ardhurat në skemën e pensioneve në vitin 2023 në total arritën në 134 miliardë lekë.

Sondazh

Poll
Shqipëria 21 Tetor

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

  Dollari amerikan duket konstant këtë mëngjes pa ndonjë ndryshim të theksuar gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 90.3 lekë dhe është shitur me 91.3......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat