Shqipëria Postuar më 21 Tetor 2024, 13:45

Si kanë ndryshuar interesat e depozitave? - BSH: Norma e kursimeve në lekë ka pësuar rënie për ato me afat mbi dy vjet

Nga SCAN TV
Si kanë ndryshuar interesat e depozitave? - BSH: Norma e kursimeve në

Ledina Elezi/SCAN

 

Interesat e depozitave në lekë për individët kanë pësuar ulje gjatë muajit gusht, ndërsa për bizneset rezulton të jenë rritur. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se interesi mesatar i depozitave me afat ka zbritur në 1.94% për individët, ndërsa për bizneset ka arritur në 2.82%.

Konkretisht, interesi i depozitave me afat njëvjeçar ishte 1.67% në gusht, ndërsa interesi i atyre me afat nga 1 deri në 2 vite ishte 1.99%, rreth 24% më e ulët se në muajin pararendës. Për sa i përket depozitave me afat mbi dy vjet, të cilat janë më të preferuarat nga individët, norma e interesit ka zbritur në 2.91%. Kjo ulje e vlerës së interesit është përkthyer edhe në një rënie të numrit të personave që vendosin të hapin një depozitë të re me afat mbi dy vjet.

Nga ana tjetër, normat e interesit të depozitave të bizneseve kanë pasur një ecuri më të mirë krahasuar me individët. Përkatësisht, interesi i depozitave me afat deri në 1 vit ka arritur në 2.74%, interesi i atyre me afat nga 1 deri në 2 vite është rritur me gati 38%, ndërsa i depozitave me afat mbi 2 vjet ka rënë në 3.38%. Pavarësisht rënies së interesit të depozitave me afat mbi dy vjet, ato vazhdojnë të mbeten më të pëlqyerat nga bizneset.

Por, si kanë ndryshuar interesat e depozitave në lekë që prej shtatorit të vitit të kaluar?

Interesi më i ulët i depozitave për individët është shënuar në muajin janar të këtij viti, ku norma mesatare zbriti në 1.51%, ndërsa për sa i takon bizneseve, norma më e ulët është regjistruar në mars me përkatësisht 2.06%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat