“Vlerësues IA” që kontrollon modelet e tjera - Meta po krijon agjentë autonomë, duke eleminuar ndërhyrjen njerëzore

Kristi Ceta/SCAN
Pronari i Facebook, Meta, ka njoftuar se po prezanton një seri modelesh të reja të inteligjencës artificiale nga divizioni i kërkimit, duke përfshirë një “vlerësues” që mund të ofrojë një rrugë drejt përfshirjes më pak njerëzore në zhvillimin e teknologjisë inovative.
Kjo teknikë përfshin zbërthimin e problemeve komplekse në hapa më të vegjël dhe përmirëson saktësinë e përgjigjeve për problemet sfiduese në lëndë si shkenca, kodimi dhe matematika.
Bëhet e ditur se studiuesit e Meta-s përdorën tërësisht të dhëna të gjeneruara nga inteligjenca artificiale për të trajnuar modelin e vlerësuesit, duke eliminuar gjithashtu kontributin e njeriut në atë fazë.
Aftësia për të përdorur teknologjinë e re për të vlerësuar në mënyrë të besueshme modelet inteligjente hap rrugën drejt ndërtimit të agjentëve autonomë të inteligjencës artificiale që mund të mësojnë nga gabimet e tyre, thanë dy studiuesit e Meta-s. Siç raportohet, në këtë sektor parashikohen agjentë të tillë si asistentë digjitalë mjaft inteligjentë për të kryer një sërë detyrash pa ndërhyrjen njerëzore.
Modelet vetëpërmirësuese mund të shkurtojnë nevojën për një proces të shtrenjtë dhe joefikas që përdoret sot, i quajtur Mësimi Përforcues nga Informacioni Njerëzor, i cili kërkon të dhëna nga shënuesit njerëzorë të cilët duhet të kenë ekspertizë të specializuar në këtë fushë.
“Ne shpresojmë, ndërsa teknologjia bëhet gjithnjë e më shumë super-njerëzore, se do të bëhet më e mirë në kontrollimin e punës së saj, në mënyrë që të jetë më e aftë se njeriu mesatar”, tha një nga studiuesit.
Kompani të tjera, duke përfshirë Google dhe Anthropic, kanë publikuar gjithashtu kërkime mbi konceptin e përforcimit të të mësuarit nga njerëzit e specializuar. Megjithatë, ndryshe nga Meta, këto kompani priren të mos i lançojnë modelet e tyre për përdorim publik.
Sondazh

Transporti i gjelbër, si renditen qytetet evropiane? - Londra, Amsterdami kryesojnë. Sarajeva e Shkupi, në fund të listës
Kristi Ceta/SCAN Një studim i ri ka zbuluar pesë qytetet më të mira në Evropë që ofrojnë opsionet më “të gjelbra” të transportit. Hulumtimi nga......

Ministrja Denaj prezenton Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, së bashku me të deleguarin e qarkut të Vlorës, Bledi Cuci, Kryetarët e bashkive të Vlorës dhe......

Shqipëria, shërbime interneti më të lira se rajoni - 15 euro për paketa me thirrje dhe internet
Hamit Yzeiraj/SCAN Paketat telefonike që ofrojnë kompanitë e ndryshme në Shqipëri janë më të lira kundrejt vendeve të tjera të rajonit. Sipas të......

“Aksion ndaj informalitetit në sigurimet shoqërore” - Rama: Bizneset që nuk deklarojnë pagat e punonjësve po bëjnë krim
Diamila Leka/ Scan Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ato biznese të cilët operojnë në informalitet do të ndëshkohen pasi do të ngrihet......

Cilat janë planet afatshkurtra për pensionet? - Gonxhja: Janë propozuar ndryshimet ligjore, vitet e punës para vitit ‘94
Diamila Leka/ Scan Rritja dhe skema e pensioneve bëri bashkë pensionistët. Gjatë këtij takimi u diskutuan rreth problematikave dhe se çfarë do ndodhë......

Si kanë ndryshuar interesat e depozitave? - BSH: Norma e kursimeve në lekë ka pësuar rënie për ato me afat mbi dy vjet
Ledina Elezi/SCAN Interesat e depozitave në lekë për individët kanë pësuar ulje gjatë muajit gusht, ndërsa për bizneset rezulton të jenë rritur. Të......

Kush ka sistemin tatimor më konkurrues në Europë?
Edel Strazimiri / SCAN Estonia ka kodin tatimor më konkurrues në Europë, sakaq Britania e Madhe dhe Gjermania po rriten, ndërsa Italia qëndron në......

1 milion dollarë në ditë si shpërblim – Oferta e ‘çmendur’ e Elon Musk!
Edel Strazimiri / SCAN Elon Musk tha të shtunën se ai do të shpërblente me 1 milion dollarë në ditë votuesit e regjistruar që nënshkruajnë një peticion......