“Aksion ndaj informalitetit në sigurimet shoqërore” - Rama: Bizneset që nuk deklarojnë pagat e punonjësve po bëjnë krim

Diamila Leka/ Scan
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ato biznese të cilët operojnë në informalitet do të ndëshkohen pasi do të ngrihet një task-forcë investiguese për ta. Sipas kryeministrit bizneset të cilët nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve do të goditen.
“Këtu ne do ndërhyjmë shumë fort. Unë nuk dua të bëj as kërcenim se nuk është kërcenim, as paralajmërime por do t’i them të gjithë biznesmenëve sidomos atyre që bëjnë ndërtime: nuk ka sot, nuk ekziston, e dimë shumë mirë, është fakt, nuk ekziston sot punonjës ndërtimi me 400 euro në muaj, me 500 euro në muaj, me 600 euro në muaj, me 700 euro në muaj. Nuk ekziston! Dhe na i regjistrojë atje të gjithë me pagë minimale.”
Kyeministri theksoi se do të konsiderohet krim për të githë bizneset që do të veprojnë në informalitet.
“Ky është krim! Dhe nëse deri sot ne këtë e kemi trajtuar si informalitet dhe faktikisht një nga gjërat e mira që kanë ndodhur, është që nga viti 2013 i kockës së kofshës së gjysmë gjelit kemi rritur me 290 mijë numrin e atyre që kontribuojnë, pra nuk është pak, por prapë është kaq e pamjaftueshme sa ç‘është e pajustifikueshme që këta të deklarojnë pagat jo reale. Ato paga jo reale janë krim. Krim ndaj çdo pensionisti që sot me të drejtë thotë: “po mirë vajti si vajti kjo punë po atë gjysma gjelin mos na e lini ta kujtojmë më dhe mos na bëni që thjeshtë të themi o sa mirë kaluam nga gjysma gjeli kaluam tek ai 5 mijë lekëshi i ri i fund vitit. Bëje cik më shumë”.
Sondazh

Cilat janë planet afatshkurtra për pensionet? - Gonxhja: Janë propozuar ndryshimet ligjore, vitet e punës para vitit ‘94
Diamila Leka/ Scan Rritja dhe skema e pensioneve bëri bashkë pensionistët. Gjatë këtij takimi u diskutuan rreth problematikave dhe se çfarë do ndodhë......

Si kanë ndryshuar interesat e depozitave? - BSH: Norma e kursimeve në lekë ka pësuar rënie për ato me afat mbi dy vjet
Ledina Elezi/SCAN Interesat e depozitave në lekë për individët kanë pësuar ulje gjatë muajit gusht, ndërsa për bizneset rezulton të jenë rritur. Të......

Kush ka sistemin tatimor më konkurrues në Europë?
Edel Strazimiri / SCAN Estonia ka kodin tatimor më konkurrues në Europë, sakaq Britania e Madhe dhe Gjermania po rriten, ndërsa Italia qëndron në......

1 milion dollarë në ditë si shpërblim – Oferta e ‘çmendur’ e Elon Musk!
Edel Strazimiri / SCAN Elon Musk tha të shtunën se ai do të shpërblente me 1 milion dollarë në ditë votuesit e regjistruar që nënshkruajnë një peticion......

Vdekjet nga aksidentet rrugore - Komuniteti i Transportit rendtin shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria në vend të 4-t
Ola Mitre / SCAN Ndonëse po bën përparim, Ballkani Perëndimor ende përballet me sfida në reduktimin e vdekjeve në rrugë në krahasim me vendet e......

Bonus i dytë për pensionistët? - 9-mujori, të ardhurat nga kontributet rriten me 124 milionë euro
Elisabeta Dosku/ SCAN Të ardhurat në “arkën e pensioneve” kanë pasur një perfomancë pozitive përgjatë vitit, duke mundësuar dhe një bonus shtesë për......

16 mijë kontrolle për vjedhjen e energjisë - Në 9 muaj, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes çon për ndjekje penale 38 subjekte
Ola Mitre / SCAN Përgjatë vitit 2024 Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka ndërmarrë kontrolle për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të......

Më shumë mundësi për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve - Shqipëria, pjesë e protokollit të OKB-së për të drejtat ekonomike e sociale
Ernilda Luzi/ Scan Qeveria shqiptare ka paraqitur në Kuvend projektligjin për “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin opsional të......