Europa Postuar më 22 Tetor 2024, 10:29

Transporti i gjelbër, si renditen qytetet evropiane? - Londra, Amsterdami kryesojnë. Sarajeva e Shkupi, në fund të listës

Nga SCAN TV
Transporti i gjelbër, si renditen qytetet evropiane? - Londra, Amsterdami

Kristi Ceta/SCAN

 

Një studim i ri ka zbuluar pesë qytetet më të mira në Evropë që ofrojnë opsionet më “të gjelbra” të transportit. Hulumtimi nga Kongresi Botëror i Smart City Expo zbuloi se Londra, Amsterdami dhe Vjena ndodhen në krye të listës, me Berlinin dhe Helsinkin që plotësojnë pesëshën e parë. Kryeqyteti finlandez ka nivelin më të ulët të ndotjes së ajrit nga të gjitha vendet e studiuara.

Ulja e emetimeve të karbonit është një prioritet global dhe Evropa synon të reduktojë ndotjen e makinave me 55 për qind deri në vitin 2030.

Qytetet u renditën në bazë të disa kritereve, si rrugët e biçikletave, tarifat e autobusëve, nëse kanë apo jo autobusë elektrikë, numrin e makinave elektrike dhe pikat e rimbushjes. Hulumtimi gjithashtu mori në konsideratë nivelet e ndotjes së ajrit në çdo qytet, si dhe numrin e aeroporteve.

Londra kryesoi listën me një indeks 5.87 nga dhjetë dhe u vlerësua për angazhimin ndaj transportit të gjelbër. Jo vetëm që ka rreth 80,000 automjete elektrike dhe një rrjet të gjerë me mbi 11,500 karikues për këto makina, por vlen të përmendet edhe flota prej afro 1,400 autobusësh elektrikë. Në të kundërt, Londra ka numrin më të lartë të aeroporteve nga të gjitha qytetet e studiuara, 6 të tillë, si dhe rrugë mjaft të shkurtra për biçikletat.

Ndërsa Amsterdami është i njohur për kulturën e këtyre mjeteve me dy rrota. I renditur në vendin e dytë me një rezultat 5.71 nga dhjetë, kryeqyteti holandez është shtëpia e shtigjeve mbresëlënëse prej 858 km posaçërisht për biçikleta. Ai gjithashtu ofron rreth 13,549 stacione karikimi për makinat elektrike.

Vjena siguron vendin e tretë me rezultatin 5.70 nga 10. Kryeqyteti i Austrisë promovon transport të qëndrueshëm përmes rrugëve të biçikletave prej 1,300 km, si dhe një flotë prej 150 autobusësh elektrikë.

Në fundin e listës gjejmë Sarajevën në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila ka cilësinë më të ulët të ajrit në të gjithë Evropën dhe një rezultat të transportit të gjelbër prej vetëm 2.80. Pranë saj renditet Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut dhe Vaduz, kryeqyteti i Lihtenshtajnit. Të dyja vendet kanë shënuar rezultate të dobëta në autobusët elektrikë dhe janë vlerësuar me 3.07 dhe 3.28 pikë respektivisht.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat