Turqia, 108 mld USD për energjinë e gjelbër - Qeveria synon katërfishimin e kapacitetit deri në vitin 2035

Kristi Ceta/SCAN
Turqia do të ketë nevojë për 108 miliardë dollarë investime publike dhe private pasi synon të katërfishojë kapacitetin e energjisë së erës dhe diellit në 120,000 MW deri në vitin 2035, tha ministri i Energjisë Alparslan Bayraktar.
Ministria e energjisë po punon për ndryshime në rregulloret aktuale në lidhje me investimet e energjisë së rinovueshme, si dhe për të inkurajuar sektorin privat.
Si pjesë e shtytjes për të rritur kapacitetin, ministria do të fokusohet në 34,000 MW aplikime për paralicencë dhe leje për impiantet që nuk janë kthyer ende në investime.
"Ne duhet të përshpejtojmë dhe të fokusohemi te kapaciteti që është në proces investimi... Ne synojmë të ulim periudhën kohore për të marrë një leje në dy vjet nga katër vjet që ka qenë më parë," tha Bayraktar.
Nga investimet totale të nevojshme për të rritur kapacitetin, rreth 28 miliardë dollarë do të ndahen për të përmirësuar infrastrukturën e transmetimit, ndërtimin e transformatorëve dhe instalimin e rrjeteve të transmetimit të tensionit të lartë në të gjithë vendin, shtoi ministri.
Turqia do të mbajë një tender për të akorduar 2,000 MW impiante me erë dhe diell në fillim të vitit të ardhshëm, me një skemë të re që ofron një dysheme çmimi dhe garanci afatgjata të blerjes së energjisë elektrike, të cilat do ta bëjnë më të lehtë financimin e investimeve.
Vendi, që ka burime modeste nafte dhe gazi natyror, ka nxitur investimet e sektorit privat në termocentralet e rinovueshme që nga viti 2005, për të reduktuar faturën e lartë të importit dhe për t'u izoluar nga rreziqet gjeopolitike.
Termocentralet diellore, të erës, gjeotermale dhe të biomasës që filluan funksionimin pas vitit 2005 arritën afërsisht 30,000 MW kapacitet të instaluar, ose 17.7% të kapacitetit total kombëtar në 18 vitet e fundit.
Sondazh

Suplementi i ri mbron bletët nga pesticidet - Studiuesit gjejnë zgjidhjen për t’i mbajtur këto insekte të sigurta nga kimikatet
Kristi Ceta/SCAN Shkencëtarët në Kolumbi thonë se kanë zhvilluar një suplement ushqimor të ri që mbron trurin e bletëve nga pesticidet, duke i mbajtur......

“Vlerësues IA” që kontrollon modelet e tjera - Meta po krijon agjentë autonomë, duke eleminuar ndërhyrjen njerëzore
Kristi Ceta/SCAN Pronari i Facebook, Meta, ka njoftuar se po prezanton një seri modelesh të reja të inteligjencës artificiale nga divizioni i kërkimit,......

Transporti i gjelbër, si renditen qytetet evropiane? - Londra, Amsterdami kryesojnë. Sarajeva e Shkupi, në fund të listës
Kristi Ceta/SCAN Një studim i ri ka zbuluar pesë qytetet më të mira në Evropë që ofrojnë opsionet më “të gjelbra” të transportit. Hulumtimi nga......

Ministrja Denaj prezenton Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, së bashku me të deleguarin e qarkut të Vlorës, Bledi Cuci, Kryetarët e bashkive të Vlorës dhe......

Shqipëria, shërbime interneti më të lira se rajoni - 15 euro për paketa me thirrje dhe internet
Hamit Yzeiraj/SCAN Paketat telefonike që ofrojnë kompanitë e ndryshme në Shqipëri janë më të lira kundrejt vendeve të tjera të rajonit. Sipas të......

“Aksion ndaj informalitetit në sigurimet shoqërore” - Rama: Bizneset që nuk deklarojnë pagat e punonjësve po bëjnë krim
Diamila Leka/ Scan Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ato biznese të cilët operojnë në informalitet do të ndëshkohen pasi do të ngrihet......

Cilat janë planet afatshkurtra për pensionet? - Gonxhja: Janë propozuar ndryshimet ligjore, vitet e punës para vitit ‘94
Diamila Leka/ Scan Rritja dhe skema e pensioneve bëri bashkë pensionistët. Gjatë këtij takimi u diskutuan rreth problematikave dhe se çfarë do ndodhë......

Si kanë ndryshuar interesat e depozitave? - BSH: Norma e kursimeve në lekë ka pësuar rënie për ato me afat mbi dy vjet
Ledina Elezi/SCAN Interesat e depozitave në lekë për individët kanë pësuar ulje gjatë muajit gusht, ndërsa për bizneset rezulton të jenë rritur. Të......