Shqipëria Postuar më 22 Tetor 2024, 11:01

Anton Martini, në krye të “Hetimit Tatimor” - Përpjekjet e Administratës Tatimore kundër evazionit fiskal, në stad të ri

Nga SCAN TV
Anton Martini, në krye të “Hetimit Tatimor” -

Ernilda Luzi/Scan

Anton Martini është drejtori i ri i “Hetimit Tatimor”, struktura e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që ka si funksion hetimin e bizneseve për evazion fiskal.

Gjatë prezantimit, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, u shpreh se Anton Martini, falë përvojës dhe reputacionit në fushën e drejtësisë do të udhëheqë një nga strukturat më të rëndësishme në përpjekjen e Administratës Tatimore kundër evazionit fiskal.

Martini vjen nga një përvojë e gjatë në fushën e hetimit duke reflektuar integritet të lartë profesional.

Ai pritet të drejtojë me sukses dhe efikasitet Drejtorinë e Hetimit, si struktura pararojë në përpjekjet për të siguruar zbatimin e ligjeve tatimore.

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 22 Tetor

Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja?

SCAN   Dollari amerikan e ka nisur këtë mëngjes në vlera rritëse teksa është blerë sot me 90.6 lejë dhe është shitur me 91.6 lekë në raport me një ditë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat