Bankat refuzuan më shumë kredi të bizneseve - Por, për çfarë kërkuan më tepër hua në tremujorin e tretë të vitit?

Ledina Elezi/SCAN
Kërkesa e bizneseve për kredi u rrit në tremujorin e tretë të vitit 2024, kjo për arsye të nevojës së tyre për financimin e inventarëve të kapitalit qarkullues dhe realizimit të investimeve. Sipas bankave, niveli i përgjithshëm i normave të interesit dhe treguesi i besimit të biznesit mbështetën gjithashtu zgjerimin e kërkesës për hua.
Pavarësisht kësaj kërkese të lartë, bankat kanë miratuar më pak kredi të bizneseve. Faktorët që ndikuan në normën e lartë të refuzimit të huave ishin politikat e bankave lidhur me kolateralin dhe pasqyrat financiare të bizneseve.
Megjithatë, ndryshe nga individët, standardet e kreditimit për ndërmarrjet mbetën të pandryshuara në tremujorin e tretë të vitit 2024, si në kreditë për financimin e investimeve dhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet. Në bazë të madhësisë së biznesit, standardet u lehtësuan disi për segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, dhe u mbajtën të pandryshuara në kreditë për biznesin e madh.
Për sa i përket kushteve dhe termave të përgjithshëm mbi kreditë e reja dhënë bizneseve, ato u lehtësuan në tremujorin e tretë. Lehtësimi i kushteve dhe termave të kreditimit në kreditë lëvruar biznesit të vogël e të mesëm, si dhe atij të madh, u arrit nëpërmjet aplikimit të marzheve më të ulëta mbi kreditë normale dhe shtimit të madhësisë së kredisë. Nga ana tjetër, bankat raportuan marzhe më të larta mbi kreditë me rrezik, si edhe shtuan numrin e kushtëzimeve në marrëveshjet e kredisë të nënshkruara me bizneset.
Por, si parashikohet të jetë kërkesa për kredi në muajt e mbetur të vitit?
Kërkesa për kredi e bizneseve pritet të rritet edhe në tremujorin e katërt të vitit, si në financimin e investimeve, ashtu edhe në mbulimin e nevojave për likuiditet. Edhe në terma të madhësisë së biznesit, kërkesa për kredi pritet të jetë më e lartë, si në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, ashtu edhe në segmentin e biznesit të madh.
Sondazh

Anton Martini, në krye të “Hetimit Tatimor” - Përpjekjet e Administratës Tatimore kundër evazionit fiskal, në stad të ri
Ernilda Luzi/Scan Anton Martini është drejtori i ri i “Hetimit Tatimor”, struktura e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që ka si funksion hetimin e......

Auditorët e BE-së paralajmërojnë rrezik të dyfishtë të pagesës ndërsa Brukseli ndryshon modelin e tij buxhetor
Edel Strazimiri / SCAN Buxheti i BE-së është në rrezik në rritje të dyfishimit të pagesave, pasi kalon në një sistem që shpërblen reformat në vend që......

Bitcoin arrin nivelin maksimal tre mujor përpara zgjedhjeve në SHBA!
Edel Strazimiri / SCAN Bitcoin u rrit me 9% gjatë javës së kaluar dhe 31% që nga niveli i ulët i shtatorit, ndërsa tregjet vunë bast për një fitore të......

Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja?
SCAN Dollari amerikan e ka nisur këtë mëngjes në vlera rritëse teksa është blerë sot me 90.6 lejë dhe është shitur me 91.6 lekë në raport me një ditë......

Sa e vështirë është të marrësh një kredi në bankë? - Vrojtimi/ Rekord aplikimesh nga qytetarët. Shtrëngohen standardet e kreditimit
Ledina Elezi/SCAN Në periudhën korrik-shtator, qytetarët kanë aplikuar për më shumë kredi në bankat e nivelit të dytë, ndikuar nga nevoja për blerjen e......

Turqia, 108 mld USD për energjinë e gjelbër - Qeveria synon katërfishimin e kapacitetit deri në vitin 2035
Kristi Ceta/SCAN Turqia do të ketë nevojë për 108 miliardë dollarë investime publike dhe private pasi synon të katërfishojë kapacitetin e energjisë së......

Suplementi i ri mbron bletët nga pesticidet - Studiuesit gjejnë zgjidhjen për t’i mbajtur këto insekte të sigurta nga kimikatet
Kristi Ceta/SCAN Shkencëtarët në Kolumbi thonë se kanë zhvilluar një suplement ushqimor të ri që mbron trurin e bletëve nga pesticidet, duke i mbajtur......

“Vlerësues IA” që kontrollon modelet e tjera - Meta po krijon agjentë autonomë, duke eleminuar ndërhyrjen njerëzore
Kristi Ceta/SCAN Pronari i Facebook, Meta, ka njoftuar se po prezanton një seri modelesh të reja të inteligjencës artificiale nga divizioni i kërkimit,......