Sa lekë "derdhën" shqiptarët në restorante dhe hotele? - Rreth 620 milionë euro në vitin 2023, ose 240 milionë më shumë se para pesë vitesh

Xhorxhina Deda/SCAN
Vitet e fundit shpenzimet mujore të familjeve shqiptare për hotele dhe restorante janë rritur ndjeshëm. “Scan Intel” ka marrë në analizë peshën që ka patur ky grup në shpenzimet totale që nga viti 2019-të dhe deri tek të dhënat e fundit për vitin 2023.
Në vitin 2019-të, pesha që kishte grupi “Restorante dhe Hotele” në totalin e shpenzimeve të familjeve ishte 4.9%, ndërkohë në vitin 2020 u rrit me 0.7 pikë. Përgjatë pesë viteve shohim se pesha e këtij grupi në shpenzimet totale është rritur 2.5 pikë përqindje, duke u vlerësuar në vitin 2023 në 7.4%. Kjo rritje e konsumit vjen bashkë me ecurinë e mirë që ka patur turizmi pas pandemisë në vendin tonë duke arritur rekorde në vitin aktual.
Sipas INSTAT, shpenzimet mujore të familjeve në vitin 2023 për këtë grup vlerësohen në 6,755 lekë, nga rreth 3,900 lekë që ishin në vitin 2019-të. Rritja në shifra absolute vlerësohet në 2,700 lekë në muaj.
Por sa ka shpenzuar në vit një familje shqiptare e përbërë prej 3.7 personash për restorante dhe hotele? Nga një përllogaritje e thjeshtë dalim në konkluzionin se në vit kjo shifër arrin në rreth 81 mijë lekë, nga rreth 77 mijë që ishte në vitin 2022, ose rreth 47 mijë para pesë vitesh.
Nëse marrin në konsideratë numrin e familjeve, që sipas rezultateve të Censit të vitit 2023 ishte në 755,950, mund të arrijmë të llogarisim se sa shpenzuan shqiptarët për këtë grup. Sipas shifrave të analizuara nga “Scan Intel”, në total shqiptarët shpenzuan për restorante dhe hotele rreth 62 miliardë lekë në vitin 2023, nga 36.7 miliardë në vitin 2019-të.
Pra, në harkun kohor të pesë viteve shpenzimet për këtë grup u rritën me 67%, ose 24 miliardë lekë. Nëse e konvertojmë në monedhën europiane, vlera e shpenzimeve arrin në rreth 620 milionë euro ose 247 milionë euro më shumë së në vitin 2019-të.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Impiant diellor lundrues në Vaun e Dejës - KESH nënshkruan kontratën, prodhim për 50 vitet e ardhshme
Ola Mitre / SCAN Projekti për ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundrues për prodhimin e energjisë në Vaun e Dejës po shkon drejt zbatimit. 3.5......

Bankat refuzuan më shumë kredi të bizneseve - Por, për çfarë kërkuan më tepër hua në tremujorin e tretë të vitit?
Ledina Elezi/SCAN Kërkesa e bizneseve për kredi u rrit në tremujorin e tretë të vitit 2024, kjo për arsye të nevojës së tyre për financimin e......

Anton Martini, në krye të “Hetimit Tatimor” - Përpjekjet e Administratës Tatimore kundër evazionit fiskal, në stad të ri
Ernilda Luzi/Scan Anton Martini është drejtori i ri i “Hetimit Tatimor”, struktura e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që ka si funksion hetimin e......

Auditorët e BE-së paralajmërojnë rrezik të dyfishtë të pagesës ndërsa Brukseli ndryshon modelin e tij buxhetor
Edel Strazimiri / SCAN Buxheti i BE-së është në rrezik në rritje të dyfishimit të pagesave, pasi kalon në një sistem që shpërblen reformat në vend që......

Bitcoin arrin nivelin maksimal tre mujor përpara zgjedhjeve në SHBA!
Edel Strazimiri / SCAN Bitcoin u rrit me 9% gjatë javës së kaluar dhe 31% që nga niveli i ulët i shtatorit, ndërsa tregjet vunë bast për një fitore të......

Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja?
SCAN Dollari amerikan e ka nisur këtë mëngjes në vlera rritëse teksa është blerë sot me 90.6 lejë dhe është shitur me 91.6 lekë në raport me një ditë......

Sa e vështirë është të marrësh një kredi në bankë? - Vrojtimi/ Rekord aplikimesh nga qytetarët. Shtrëngohen standardet e kreditimit
Ledina Elezi/SCAN Në periudhën korrik-shtator, qytetarët kanë aplikuar për më shumë kredi në bankat e nivelit të dytë, ndikuar nga nevoja për blerjen e......

Turqia, 108 mld USD për energjinë e gjelbër - Qeveria synon katërfishimin e kapacitetit deri në vitin 2035
Kristi Ceta/SCAN Turqia do të ketë nevojë për 108 miliardë dollarë investime publike dhe private pasi synon të katërfishojë kapacitetin e energjisë së......