Shqipëria Postuar më 22 Tetor 2024, 14:35

Nëndeklarimi i pagave, në “lojë” inteligjenca artificiale - Rama, bizneseve: Po grabisni pensionet, mungojnë 500 milionë euro çdo vit

Nga SCAN TV
Nëndeklarimi i pagave, në “lojë” inteligjenca

Elisabeta Dosku/SCAN

 

Sipërmarrjet shqiptare duhet të deklarojnë pagat reale të punonjësve, në të kundërt do të përballen me penalitete të rënda. Kryeministri Edi Rama, i ka cilësuar të gjitha kompanitë me nëndeklarim si “grabitës” të pensioneve.

 

“Kemi problem të madh, pavarësisht me përmirësimet, me deklarimin e pagës reale. Jemi shumë të vendosur të adresojmë dhe të mos presim përmirësimin gradual, por të kemi një përmirësim të shpejtë. Besojmë se kompanitë nuk do duan të jenë pre e masave admninstrative dhe penale për grabitjen e pensioneve. Kjo është grabitje. Është fjalë shumë e rëndë, turp shumë i madh,. Duhet të bëjmë atë na takon secilit”.

Sipas kryeministrit Rama,  janë afro 500 milionë euro të munguara çdo vit në buxhetin e pensioneve.

Mungojnë afro 500 milionë euro çdo vit, të cilat merren nga taksat, futet në tren, bashkohen me shumën tjetër dhe shkon tek pensionistët. Ata që nuk paguajnë sigurimet shoqërore bëjnë dy dëme, dëmin e parë e bëjnë tek pensionistët dhe dëmin e dytë tek fëmijët e tyre që kanë nevojë për shërbime”.

Kryeministri theksoi se përmes metodës së inteligjencës artificiale do të gjurmohet çdo transaksion dhe nuk do të pranohen më pagat e nëndeklaruara.

Syri i inteligjencës artificiale do te vëzhgojë çdo transaksion dhe kur ju të jeni duke fjetur do të japë raportin se ky biznes skam nevojë për inspektim. Ne nuk do ti pranojmë më deklarimet siç i doni ju.  Kjo lojë do të mbarojë sepse institucionet e të ardhurave nuk do ta pranojnë mbi bazën e analizës së riskut me modelin e inteligjencës artificiale është duke u testuar.  Ju lutem kompanive të deklarojnë pagat reale dhe të mos luajnë me zjarrin. Do tu kthehen pas dhe do tu thonë reflekto dhe reflektimi i dytë do të jetë për organe te tjera, sepse ne nuk i lëmë më pensionistët në këtë pikë”.

Qeveria ka nisur një aksion kundër infomalitetit, i cili synon deklarimin real të pagave dhe shëndoshjen e skemës së pensioneve.

Sondazh

Poll
Shqipëria 22 Tetor

Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja?

SCAN   Dollari amerikan e ka nisur këtë mëngjes në vlera rritëse teksa është blerë sot me 90.6 lejë dhe është shitur me 91.6 lekë në raport me një ditë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat