Shqipëria Postuar më 22 Tetor 2024, 13:34

Më pak të ardhura nga Fakultetet - Shkak, ulja e numrit të studentëve që u regjistruan

Nga SCAN TV
Më pak të ardhura nga Fakultetet - Shkak, ulja e numrit të

Hamit Yzeiraj/SCAN

 

Numri i ulët i regjistrimeve të studentëve në fakultetet e vendit ka sjellë një rënie të dukshme të të ardhurave të grumbulluara nga institucionet arsimore. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, gjatë periudhës janar-shtator, janë grumbulluar rreth 612 milion lekë nga tarifat e regjistrimeve të studentëve.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto të ardhura kanë pësuar një reduktim prej rreth 66 milion lekësh, ose rreth 10% më pak. Kjo rënie e konsiderueshme është pasojë e numrit të ulët të regjistrimeve për vitin akademik 2024-2025.

Sipas statistikave, nga 30,700 kuota të lira të ofruara, vetëm 20,000 studentë zgjodhën të vazhdojnë studimet në një nga fakultetet e vendit. Interesi i ulët për disa degë studimi është shqetësues; në veçanti, ato të gjuhëve të huaja dhe disa degë inxhinierike, si fizika, kimia, matematika dhe inxhinieria gjeologjike, kanë tërhequr më pak të rinj.

Nga ana tjetër një pjesë e maturantëve zgjodhën të ndiqnin studimet e tyre në fakultetet jashtë vendit.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 22 Tetor

Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja?

SCAN   Dollari amerikan e ka nisur këtë mëngjes në vlera rritëse teksa është blerë sot me 90.6 lejë dhe është shitur me 91.6 lekë në raport me një ditë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat