Europa Postuar më 23 Tetor 2024, 10:38

Italia, gati për energjinë bërthamore - Kompania e ndërtimit të reaktorëve nuklearë do të prezantohet brenda vitit

Nga SCAN TV
Italia, gati për energjinë bërthamore - Kompania e ndërtimit

Kristi Ceta/SCAN

 

Qeveria e Italisë do të prezantojë përpara fundit të vitit një kompani të mbështetur nga shteti që do të ndërtojë reaktorë të avancuar bërthamorë në vend, tha ministria e industrisë.

"Deri në fund të vitit, ne do të prezantojmë një organizatë industriale që është e aftë të ndërtojë reaktorë bërthamorë të gjeneratës së ardhshme në vendin tonë dhe ndoshta të eksportojë," njoftuan burime zyrtare nga ministria.

Ky vendim shënon një ndryshim të madh, pasi vendi e kishte ndaluar prej kohësh energjinë nukleare.

Administrata e krahut të djathtë, e kryesuar nga kryeministrja Giorgia Meloni, mendon se reaktorët e vegjël modularë dhe reaktorët modularë të avancuar mund të ndihmojnë në dekarbonizimin e sektorëve më ndotës të vendit, duke përfshirë çelikun, qelqin dhe prodhimin e pllakave.

Qëndrimi aktual i vendit për energjinë bërthamore rrjedh nga referendumet në 1987 dhe 2011. Megjithatë, qeveria po punon për të rifutur këtë lloj energjie në qarkullim, duke përdorur teknologjitë më të fundit të disponueshme.

Ministria theksoi nevojën për të siguruar një furnizim të vazhdueshëm me energji të pastër edhe për të zvogëluar varësinë nga karburantet fosile të importuara. Gjithashtu, qeveria ka shprehur skepticizëm ndaj teknologjive të rinovueshme si energjia diellore dhe e erës, duke deklaruar se ato "nuk mund të ofrojnë sigurinë që nevojitet".

Pritet që energjia bërthamore të përbëjë një minimum prej 11% të konsumit total të energjisë elektrike të Italisë deri në vitin 2050.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat