BRICS kontrollon mbi 20% të rezervave globale të arit - Të dhënat e fundit tregojnë rritjen e ndikimit të organizatës në tregun botëror

Kristi Ceta/SCAN
Më shumë se 20% e rezervave të arit në botë janë të përqendruara në vendet e BRICS, sipas të dhënave nga Këshilli Botëror i Arit. Pjesa më e madhe e rezervave të metalit të çmuar i përket Rusisë dhe Kinës. Këto të dhëna nënvizojnë fuqinë dhe ndikimin në rritje të këtyre ekonomive, që synojnë të lëkundin ekuilibrat botërorë.
Sipas rezultateve të tremujorit të dytë të vitit 2024, vëllimet totale globale të rezervave të arit arritën në 29.03 mijë tonë. Nga këto, 6.2 mijë tonë (21.4%) janë nën kontrollin e vendet të BRICS, duke përjashtuar Iranin dhe Etiopinë, të cilat nuk i zbuluan të dhënat e tyre.
Pjesa më e madhe e arit midis vendeve të shoqatës ruhet në Rusi, 2.34 mijë tonë. Kjo është 8.1% e të gjitha rezervave botërore dhe 37.6% e rezervave të BRICS. Kina ka pak më pak, rreth 2.26 mijë tonë ose 7.8% të rezervave botërore dhe 36.4% të totalit të organizatës.
Anëtarët e mbetur, si India, Arabia Saudite, Brazili, Egjipti, Afrika e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë më pak se 3% të rezervave të arit në botë. Sipas rezultateve të tremujorit të dytë të këtij viti, rezervat e Indisë arritën në 840.76 tonë apo 13.5% të totalit në BRICS, ndërsa Arabia Saudite 323 tonë, duke grumbulluar 5.2% të organizatës.
Në të njëjtën kohë, SHBA është vendi me rezervat më të mëdha të arit në botë, me 8.1 mijë tonë, pothuajse një e treta e totalit botëror. Më pas vjen Gjermania me 3,35 mijë tonë (11,6% e totalit), Italia me 2,45 mijë tonë apo 8,5% dhe Franca me 2,44 mijë tonë (8,4%). Ndërsa Rusia mbyll pesëshen e parë të renditjes globale.
Samiti i BRICS në Kazan, pritet të japë detaje të mëtejshme mbi një monedhë të re brenda organizatës, që mund të përshpejtojë trendin e de-dollarizimit, pasi shumë vende po kërkojnë reduktimin e varësisë nga dollari amerikan. Monedha e re mund të ndikojë gjithashtu në çmimin e arit, pasi rritja e kërkesës nga bankat qendrore dhe investitorët mund të rrisë vlerën e tij.
Sondazh

Italia, gati për energjinë bërthamore - Kompania e ndërtimit të reaktorëve nuklearë do të prezantohet brenda vitit
Kristi Ceta/SCAN Qeveria e Italisë do të prezantojë përpara fundit të vitit një kompani të mbështetur nga shteti që do të ndërtojë reaktorë të avancuar......

BIS 2024 në epokën e AI: Një ngjarje e përvitshme e Grupit BALFIN që vjen ndryshe nga çdo herë tjetër
Samiti i Inovacionit Balfin, një ngjarje e rëndësishme që mbështet dhe promovon idetë inovatore të punonjësve të Grupit BALFIN, u mbajt për të gjashtin......

Investimet e reja të projekt-buxhetit 2025/ Balluku: 80 mln euro për ujësjellës, impakt në 210 mijë banorë
Së shpejti në Kuvend do të nisin diskutimet për projekbuxhetin e vitit 2025. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku bëri me dije disa detaje lidhur me......

Decentralizimi i shërbimeve bujqësore - Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
SCAN Në kuadër të procesit të decentralizimit, u nënshkruan sot marrëveshjet në fushën e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë, në një ceremoni të......

Cilat ishin destinacionet kryesore turistike në vitin 2023?!
Edel Strazimiri / SCAN Mallorca ishte destinacioni i preferuar nga turistët e huaj në vitin 2023, sipas të dhënave të reja të publikuara nga Eurostat......

Si ndikojnë tek investimet negociatat me BE-në? - Zv.Ministri i Jashtëm, Yzeiraj: Shqipëria, “vulë” sigurie për investitorët
Elisabeta Dosku/SCAN Hapja e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë për grup kapitullin e parë, do të japë efekt domethënës në nxitjen e......

Vonesa e nismës për rivlerësimin, NAREA: Situata duhet të zhbllokohet
Ola Mitre / SCAN Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme ka shprehur shqetësim mbi zvarritjen e trajtimit në komisionet......

Ndërtimi dhe shërbimet, në “listën e zezë” - Janë sektorët më problematikë me nëndeklarimin e pagave
Elisabeta Dosku/Scan Aktualisht, në skemën e pensioneve kontribuojnë 810 mijë individë, por pavarësisht numrit në rritje, buxheti i shtetit i duhet të......