Mal i Zi, investimet e huaja direkte rriten 19% - Fluksi neto i IHD-ve arriti 330 mln euro në 8 muajt e parë të 2024-ës

Kristi Ceta/SCAN
Fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Mal të Zi, ose diferenca midis hyrjeve dhe daljeve, u rrit 18.5% në krahasim me vitin e kaluar, duke shkuar në 330.2 milionë euro në tetë muajt e parë të vitit 2024.
Fluksi total i investimeve të huaja direkte u rrit me 2.5% në të njëjtën periudhe, në 575.2 milionë euro në periudhën janar-gusht, shpjegoi banka qendrore, në raportin e saj të fundit statistikor mujor.
Investimet në kompani dhe banka u rritën me 12% në vit, në 71.6 milionë euro në tetë muajt e parë, ndërsa investimet në pasuri të paluajtshme ranë me 4.0% vjetore në 285 milionë euro.
Fluksi i investimeve të huaja në formën e borxhit ndërmjet kompanive u rrit me 15.8% në vit, në 198 milionë euro në periudhën e rishikimit.
Në të njëjtën kohë, dalja totale e tyre u tkurr me 13.3% në vit, në 245 milionë euro në periudhën janar-gusht, me tërheqjen e fondeve të jorezidentëve në Mal të Zi me vlerën 179.7 milionë euro. Ndërsa investimet nga rezidentët jashtë vendit arritën në 65.3 milionë euro.
Në vitin 2023, fluksi neto i investimeve të huaja direkte në Mal të Zi u tkurr me 45%, duke shkuar 429 milionë euro.
Këto të dhëna tregojnë një përmirësim të dukshëm të situatës pas një viti të vështirë. Rritja e investimeve në kompani dhe borxhet ndërmjet tyre tregojnë një besim të rinovuar në ekonominë e vendit.
Sondazh

“Lufta globale kundër inflacionit, pothuajse e fituar" - FMN paralajmëron për rreziqet gjeopolitike që dobësojnë rritjen ekonomike
Kristi Ceta/Scan Pjesa më e madhe e botës ka arritur të ulë me sukses inflacionin, duke shmangur recesionin, por përballet me rreziqe gjeopolitike në......

Fabrika farmaceutike e “gjelbër” në Kinë - Baza mjekësore përdor energjinë e rinovueshme dhe riciklon mbetjet
Kristi Ceta/SCAN Një bazë mjekësore e gjelbër dhe me karbon të ulët në provincën Jiangxi të Kinës lindore po përjeton një rritje të qëndrueshme vitet e......

BRICS kontrollon mbi 20% të rezervave globale të arit - Të dhënat e fundit tregojnë rritjen e ndikimit të organizatës në tregun botëror
Kristi Ceta/SCAN Më shumë se 20% e rezervave të arit në botë janë të përqendruara në vendet e BRICS, sipas të dhënave nga Këshilli Botëror i Arit. Pjesa më......

Italia, gati për energjinë bërthamore - Kompania e ndërtimit të reaktorëve nuklearë do të prezantohet brenda vitit
Kristi Ceta/SCAN Qeveria e Italisë do të prezantojë përpara fundit të vitit një kompani të mbështetur nga shteti që do të ndërtojë reaktorë të avancuar......

BIS 2024 në epokën e AI: Një ngjarje e përvitshme e Grupit BALFIN që vjen ndryshe nga çdo herë tjetër
Samiti i Inovacionit Balfin, një ngjarje e rëndësishme që mbështet dhe promovon idetë inovatore të punonjësve të Grupit BALFIN, u mbajt për të gjashtin......

Investimet e reja të projekt-buxhetit 2025/ Balluku: 80 mln euro për ujësjellës, impakt në 210 mijë banorë
Së shpejti në Kuvend do të nisin diskutimet për projekbuxhetin e vitit 2025. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku bëri me dije disa detaje lidhur me......

Decentralizimi i shërbimeve bujqësore - Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
SCAN Në kuadër të procesit të decentralizimit, u nënshkruan sot marrëveshjet në fushën e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë, në një ceremoni të......

Cilat ishin destinacionet kryesore turistike në vitin 2023?!
Edel Strazimiri / SCAN Mallorca ishte destinacioni i preferuar nga turistët e huaj në vitin 2023, sipas të dhënave të reja të publikuara nga Eurostat......