Skenari për rritjen e pensioneve - Rama, bizneseve: Deklaroni pagat reale. Fillimisht rishikojmë bonusin

Elisabeta Dosku/Scan
Deklarimi real i pagave nga bizneset është skenari i vetëm për rritjen e pensioneve në vend. Kryeministri Edi Rama, në kuadër të aksionit kundër informalitetit, u ka bërë apel sipërmarrjeve të paguajnë sigurimet shoqërore sipas pagave reale, pasi në të kundërt do të përballen me penalitete të rënda deri në mbyllje të aktivitetit.
“Mesazhi duhet kuptuar që ne nuk do pranojmë deklarime pagash të cilat nuk i besojmë. Ndërtuesit që do deklarojnë 60 mijë lekë pagë, që nuk ekziston, duhet të kuptojnë që nuk do t’ju pranohet. Situata që mund të shkojnë deri në kolaps të kompanisë, për çfarë se nuk duan ti paguajnë haraçin pensionistëve. Merreni shumë seriozisht, se deklarimi i pagës do të jetë serioz dhe i vërtetë. Po shqyrtojmë dhe mundësinë që të publikojmë pagat me ligj, që të gjithë të shohin, kush paguan çfarë.”
Kryeministri theksoi se fillimisht do të rritet bonusi i fundvitit për pensionistët, dhe me deklarimet reale do të shikohet mundësia për rritjen e mëtejshme të pensioneve.
“Do u japim përgjigje hap pas hapi , ku bonusi do të ndryshojë si strukturë dhe pastaj hap pas hapi, që t’ju japim pensionistëve ato që i grabisin. Për biznesin vogël që paguajnë vetëm sigurimet, është si të vjedhësh veten tëndë. Do marrim masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurime shoqërore, deri në mbyllje”.
Kryeministri theksoi se pavarësisht lehtësive fiskale nga të cilat përfitojnë sipërmarrjet, ¼ e buxhetit të shtetit shkon për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve për shkak të mospagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Sondazh

“Informaliteti i pagave, dëmton pensionet” - Rama: Nuk do të tolerohet asnjë biznes, masa deri në mbyllje
Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel sipërmarrjeve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve, në të kundërt do të përballen me penalitete të rënda, deri......

76.3% e totalit të kredisë u dha në Tiranë - BSH: Vlonjatët dhe durrsakët, huamarrësit e dytë më të mëdhenj në banka
Ledina Elezi/SCAN Banorët e qarkut të Tiranës janë ata që kanë marrë një rekord kredish nga bankat e nivelit të dytë, por edhe nga institucionet......

Cilët janë faktorët kyç që mund ta mbajnë Euron nën presion edhe për disa kohë?!
Edel Strazimiri / SCAN Euro vazhdoi rënien kundrejt monedhave të tjera kryesore pas uljes së perspektivës së rritjes ekonomike të eurozonës nga FMN.......

Forcohen Dollari e Paundi ndërsa Euro dhe Franga humbasin pikë!
SCAN Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 90.7 lekë dhe është shitur me 91.8......

Sistemi e-Akademia, do të rrisë efikasitetin - AKSHI, tender 166 mln lekë për modernizimin e Akademisë së Sigurisë Publike
Ernilda Luzi/Scan Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hap tenderin për ngritjen e sistemit të menaxhimit të informacionit për Akademinë e......

Pensionet, shembulli gjerman edhe në Shqipëri? - Deputeti i Bundestag, Bsirske: Të ulim vitet e punës dhe jo t’i rrisim ato
Hamit Yzeiraj/SCAN Mos të mbyllim sytë, por të veprojmë për të nxitur të drejtat e punonjësve. Gajtë konferencës së “Rolit të sindikatve në fushën......

Mal i Zi, investimet e huaja direkte rriten 19% - Fluksi neto i IHD-ve arriti 330 mln euro në 8 muajt e parë të 2024-ës
Kristi Ceta/SCAN Fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Mal të Zi, ose diferenca midis hyrjeve dhe daljeve, u rrit 18.5% në krahasim me......

“Lufta globale kundër inflacionit, pothuajse e fituar" - FMN paralajmëron për rreziqet gjeopolitike që dobësojnë rritjen ekonomike
Kristi Ceta/Scan Pjesa më e madhe e botës ka arritur të ulë me sukses inflacionin, duke shmangur recesionin, por përballet me rreziqe gjeopolitike në......