76.3% e totalit të kredisë u dha në Tiranë - BSH: Vlonjatët dhe durrsakët, huamarrësit e dytë më të mëdhenj në banka

Ledina Elezi/SCAN
Banorët e qarkut të Tiranës janë ata që kanë marrë një rekord kredish nga bankat e nivelit të dytë, por edhe nga institucionet financiare jo banka në gjysmën e parë të vitit. Duke qenë se qarku i Tiranës ka numrin më të madh të popullsisë dhe bizneseve, është e pritshme që të ketë edhe një numër më të madh aplikimesh për kredi. Por, nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë vërehet se në krahasim me bilancin e tremujorit të parë dhe në krahasim me qarqet e tjera të vendit, Tirana ka pasur rritjen më të lartë me gati 4.7% të kredive të marra nga qytetarët dhe bizneset.
Padyshim që rritja e kostove të jetesës ka bërë që të rriten edhe shpenzimet e familjeve shqiptare, duke i drejtuar ato shpesh për kredi në banka, apo në institucionet e mikrokredisë. Konkretisht, vlera e huasë së marrë në qarkun e Tiranës arriti në 597 miliardë lekë në fund të tremujorit të dytë, nga 570 miliardë që ishte në periudhën paraardhëse. Pavarësisht se Fieri dhe Elbasani janë dy qarqet më të mëdha pas Tiranës në terma të popullsisë, durrsakët dhe vlonjatët kanë marrë më shumë kredi se ata në gjysmën e parë të vitit.
Nga statistikat e Bankës së Shqipërisë rezulton se 76.3% e totalit të kredisë është përqendruar në Tiranë, ndjekur nga Durrësi dhe Vlora me përkatësisht me 6% dhe 2.2%.
Ndërkohë, qarqet e tjera më të vogla të vendit si Kukësi, Dibra, Berati, Gjirokastra, bashkë përbëjnë vetëm 7.8% të totalit të kredisë, ose 61 miliardë lekë gjithsej.
Sondazh

Cilët janë faktorët kyç që mund ta mbajnë Euron nën presion edhe për disa kohë?!
Edel Strazimiri / SCAN Euro vazhdoi rënien kundrejt monedhave të tjera kryesore pas uljes së perspektivës së rritjes ekonomike të eurozonës nga FMN.......

Forcohen Dollari e Paundi ndërsa Euro dhe Franga humbasin pikë!
SCAN Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 90.7 lekë dhe është shitur me 91.8......

Sistemi e-Akademia, do të rrisë efikasitetin - AKSHI, tender 166 mln lekë për modernizimin e Akademisë së Sigurisë Publike
Ernilda Luzi/Scan Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hap tenderin për ngritjen e sistemit të menaxhimit të informacionit për Akademinë e......

Pensionet, shembulli gjerman edhe në Shqipëri? - Deputeti i Bundestag, Bsirske: Të ulim vitet e punës dhe jo t’i rrisim ato
Hamit Yzeiraj/SCAN Mos të mbyllim sytë, por të veprojmë për të nxitur të drejtat e punonjësve. Gajtë konferencës së “Rolit të sindikatve në fushën......

Mal i Zi, investimet e huaja direkte rriten 19% - Fluksi neto i IHD-ve arriti 330 mln euro në 8 muajt e parë të 2024-ës
Kristi Ceta/SCAN Fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Mal të Zi, ose diferenca midis hyrjeve dhe daljeve, u rrit 18.5% në krahasim me......

“Lufta globale kundër inflacionit, pothuajse e fituar" - FMN paralajmëron për rreziqet gjeopolitike që dobësojnë rritjen ekonomike
Kristi Ceta/Scan Pjesa më e madhe e botës ka arritur të ulë me sukses inflacionin, duke shmangur recesionin, por përballet me rreziqe gjeopolitike në......

Fabrika farmaceutike e “gjelbër” në Kinë - Baza mjekësore përdor energjinë e rinovueshme dhe riciklon mbetjet
Kristi Ceta/SCAN Një bazë mjekësore e gjelbër dhe me karbon të ulët në provincën Jiangxi të Kinës lindore po përjeton një rritje të qëndrueshme vitet e......

BRICS kontrollon mbi 20% të rezervave globale të arit - Të dhënat e fundit tregojnë rritjen e ndikimit të organizatës në tregun botëror
Kristi Ceta/SCAN Më shumë se 20% e rezervave të arit në botë janë të përqendruara në vendet e BRICS, sipas të dhënave nga Këshilli Botëror i Arit. Pjesa më......