Shqipëria Postuar më 23 Tetor 2024, 12:44

A do ketë efekt gjurmimi i informalitetit me Inteligjencë Artificiale? - Eksperti: Nxjerr “flamurin e kuq” kur ka problem, minimizon korrupsionin

Nga SCAN TV
A do ketë efekt gjurmimi i informalitetit me Inteligjencë Artificiale?

Diamila Leka/ SCAN

 

“Të gjithë bizneset që operojnë në mënyrë informale do të vëzhgohen përmes Inteligjencës Artificiale, kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama. Por si do të realizohet vëzhgimi përmes Inteligjencës Artificiale? A ka kosto ky operacion dhe nga ana tjetër s ai efektshëm do të jetë?”

“Është e arritshme. Sigurisht kërkon një farë pune, kërkon të kesh një staf goxha të mirë sidomos te pjesa e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale, sepse janë algoritmet goxha komplekse, nga ana tjetër duhen dhe analistë të mirë biznesi, të rrisqeve financiare.”

Sipas ekspertit Tomço, vëzhgimi përmes inteligjencës artificiale do të nxjerri flamurin e kuq në rast të informalitetit dhe inspektorët do të dalin në terren për të verifikuar. Në këtë mënyrë

“Tani dalja në terren është inefiçente, sepse ka aq shumë biznese por është e vështirë të ndiqen në kohë reale sepse dinamikat ndryshojnë shumë shpejt dhe si e tillë kërkohet ndihmë nga algoritme të tilla të cilat minimalisht të nxjerrin atë flamurin e kuq kur ka një problem të caktuar dhe në momentin kur nuk merren masat nga subjektet, dhe i dërgohet njoftim parimisht, pastaj vjen inspektori në terren dhe dhe aty eleminohet deri diku korrupsioni sepse të gjtiha masat që merren duhet të reflektohen në sistem dhe më pas eleminohet flamuri i kuq”

Por a është e kushtueshme më tepër Inteligjenca Artificiale, apo vëzhgimet e inspektorëve në terren?

“Ka kosto të zhvillosh projekte të tilla me IA, jo vetëm në pagat e stafit dhe të grupit të task-forcës që krijohet për këtë pjesë, por edhe në pjesën e trajnimit të modeleve të tilla që duan shumë kohë, shumë burime kompjuterike, sisteme që do merren me qira. Por në momentin që implementohet sistem të ardhurat që implementohen në thesarin e shtetit të gjitha këto ngjarje informale, skema që egzistojnë në treg, në momentin që i kap sistemi korrigjohen dhe reduktohen, të ardhurat që vijnë te thesari ja vlen që të bëhet si investim.”

Ndërkohë Zelanda e Re, Australia dhe Singapori janë disa nga vendet të cilët aplikojnë më tepër gjurmimin e informalitetit përmes të Inteligjencës Artificiale, të cilët vëzhgojnë nëse ka parregullsi në deklarimin e pagave, të taksave etj.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat