Daljet e vendasve në verë, sa 90% e popullsisë gjithsej - Në Qershor-Gusht u larguan rreth 2.2 milionë shqiptarë
Xhorxhina Deda/SCAN Përgjatë dy viteve të fundit, turizmi, hyrjet dhe strukturat akomoduese kanë qenë kryefjala në vendin tonë. Kjo për shkak të shifrave gjithmonë në rritje dhe fluksi të lartë të hyrjeve në Shqipëri duke shënuar edhe rekorde. Shifrat më të fundit të “Institutit të Statistikave” e konfirmuan këtë tendencë, duke raportuar një rritje me 9.6% të hyrjeve gjithsej vetëm në tre muajt klasikë të verës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Scan Intel”, ashtu si më parë, do t’i sjellë shifrat ndryshe duke marrë në analizë numrin e hyrjeve dhe daljeve në vendin tonë përgjatë Qershorit, Korrikut dhe Gushit. Të dhënat nga INSTAT këtë vit kanë treguar që edhe daljet nga territori i Shqipërisë kanë qenë shumë në numër. Gjatë tre muajve të verës numri i daljeve gjithsej, nga vendas dhe të huaj, regjistrohet në rreth 7.1 milionë, ose 9% më shumë se në vitin e kaluar. Nëse përqëndrohemi vetëm në daljet e shtetasve shqiptarë, të dhënat bëjnë me dije në tre mujat e verës dolën nga territori rreth 2.2 milionë shtetas. Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë, pa marrë në konsideratë numrin e emigrantëve, mund të themi se vetëm përgjatë verës numri i daljeve nga Shqipëria është gati sa 90% e numrit total të popullsisë sipas rezultateve të fundit të Censit. Vlen të përmendim se shumë shqiptarë kënë zgjedhur t’i kalojnë pushimet jashtë dhe kjo për shkak të ndikimit të euros. Paketat turistike zakonisht janë në euro dhe rënia e monedhës ka bërë që për shqiptarët këto paketa të jenë më të lira. Ndërkohë, le të bejmë një përllogaritje tjetër duke marrë në konsideratë jo vetëm numrin e daljeve, por edhe atë të hyrjeve në periudhën Qershor-Gusht. Sipas të dhënave të analizuara edhe më herët nga “Scan Intel”, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e qëndrimit, nëse popullsisë rezidente i shtojmë hyrjet gjithsej të muajve të verës dhe i heqim daljet, atëherë na rezulton se përafërsisht në Shqipëri në një ditë çfarëdo të kësaj peridhe ka patur rreth 2.9 milionë banorë.
Sondazh

Skenari për rritjen e pensioneve - Rama, bizneseve: Deklaroni pagat reale. Fillimisht rishikojmë bonusin
Elisabeta Dosku/Scan Deklarimi real i pagave nga bizneset është skenari i vetëm për rritjen e pensioneve në vend. Kryeministri Edi Rama, në kuadër të......

“Informaliteti i pagave, dëmton pensionet” - Rama: Nuk do të tolerohet asnjë biznes, masa deri në mbyllje
Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel sipërmarrjeve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve, në të kundërt do të përballen me penalitete të rënda, deri......

76.3% e totalit të kredisë u dha në Tiranë - BSH: Vlonjatët dhe durrsakët, huamarrësit e dytë më të mëdhenj në banka
Ledina Elezi/SCAN Banorët e qarkut të Tiranës janë ata që kanë marrë një rekord kredish nga bankat e nivelit të dytë, por edhe nga institucionet......

Cilët janë faktorët kyç që mund ta mbajnë Euron nën presion edhe për disa kohë?!
Edel Strazimiri / SCAN Euro vazhdoi rënien kundrejt monedhave të tjera kryesore pas uljes së perspektivës së rritjes ekonomike të eurozonës nga FMN.......

Forcohen Dollari e Paundi ndërsa Euro dhe Franga humbasin pikë!
SCAN Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 90.7 lekë dhe është shitur me 91.8......

Sistemi e-Akademia, do të rrisë efikasitetin - AKSHI, tender 166 mln lekë për modernizimin e Akademisë së Sigurisë Publike
Ernilda Luzi/Scan Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hap tenderin për ngritjen e sistemit të menaxhimit të informacionit për Akademinë e......

Pensionet, shembulli gjerman edhe në Shqipëri? - Deputeti i Bundestag, Bsirske: Të ulim vitet e punës dhe jo t’i rrisim ato
Hamit Yzeiraj/SCAN Mos të mbyllim sytë, por të veprojmë për të nxitur të drejtat e punonjësve. Gajtë konferencës së “Rolit të sindikatve në fushën......

Mal i Zi, investimet e huaja direkte rriten 19% - Fluksi neto i IHD-ve arriti 330 mln euro në 8 muajt e parë të 2024-ës
Kristi Ceta/SCAN Fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Mal të Zi, ose diferenca midis hyrjeve dhe daljeve, u rrit 18.5% në krahasim me......