Mbi 1/3 e ushqimeve vjen nga Italia dhe Greqia - Vlera e importit arriti në 117 miliardë lekë në 9 muaj

Armela Duka/Scan
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, për tregtinë e jashtme rezulton se vlera e importit nëntë muajt e parë të këtij viti arriti në afro 666 miliardë lekë ose 2.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nëse analizojmë shifrat sipas grupmallrave të importuar gjatë periudhës Janar-Shtator të vitit 2024 vëmë re se importi ka qenë shumë dinamik, ku “Makineritë dhe Pajisjet” udhëheqin me një vlerë prej 176.2 miliardë lekësh.
"Ushqimi, pijet dhe duhani” renditen të dytët me 117 miliardë lekë dhe më pas importet e “Materialeve të ndërtimit dhe metaleve", me 92.3 miliardë lekë, të cilët konfirmojnë edhe njëherë rritjen e sektorit të ndërtimit, që është një faktor kyç për zhvillimin ekonomik. Në të kundërt, u importuan më pak produkte kimike si dhe tekstike dhe këpucë krahasimisht me kategoritë e lartpërmendura.
Fokusi i analizës së “Scan Intel” këtë herë është importi i ushqimeve, kategori kjo që zë edhe peshën më të madhe të konsumit në familjet shqiptare. Si ka ndryshuar importi për secilën kategori në një vit?
Rritja më e lartë i atribuohet kategorisë “makineri dhe pajisje” me 11.1% dhe më pas renditen “ushqimet” me 7.8%. Pra, shifrat konfirmojnë se ekspozimi i tregut shqiptar ndaj importeve të ushqimeve është rritur. Në të kundërt, uljen më të lartë e ka përjëtuar kategoria” Lëkurë dhe artikuj prej lëkure” ku kemi importuar 16.5% më pak se një vit më parë.
Por kush e furnizon Shqipërinë me ushqime? Shqipëria mbështetet tek një grup i gjerë partnerësh tregtarë për të siguruar furnizimin me ushqime, pije dhe duhan. Sipas të dhënave, Italia është furnizuesi kryesor me 20.4% të importit total.
Më pas, renditet Greqia me një pjesëmarrje prej 12.3% në importin total të ushqimeve. Këto dy shtete së bashku përbëjnë më shumë se 1/3 e totalit të importit të ushqimeve.
Nga ana tjetër, Serbia me 7.3%, dhe Polonia me 6.2% janë gjithashtu furnizues të rëndësishëm për Shqipërinë. Gjermania, megjithëse një partner i madh tregtar në shumë sektorë të tjerë, zë vetëm 3.7% të importit të ushqimeve. Nga vendet jashtë Europës, Brazili zë një pjesë të vogël me 3.6%, ndërsa Turqia dhe Kosova përbëjnë secila 3.5% të importit total.
Sondazh

231 mijë punonjës, pagë deri në 40 mijë lekë - Shifrat/ 69% e subjekteve në “shënjestër”, aktivizohet sektori i krimit ekonomik
Elisabeta Dosku/Scan Qeveria ka mbledhur të dhëna sa i takon numrit të subjekteve që do të jenë në shënjestër të reformës antiinformalitet, ku rezulton......

A do ketë efekt gjurmimi i informalitetit me Inteligjencë Artificiale? - Eksperti: Nxjerr “flamurin e kuq” kur ka problem, minimizon korrupsionin
Diamila Leka/ SCAN “Të gjithë bizneset që operojnë në mënyrë informale do të vëzhgohen përmes Inteligjencës Artificiale, kështu ka deklaruar......

Daljet e vendasve në verë, sa 90% e popullsisë gjithsej - Në Qershor-Gusht u larguan rreth 2.2 milionë shqiptarë
Xhorxhina Deda/SCAN Përgjatë dy viteve të fundit, turizmi, hyrjet dhe strukturat akomoduese kanë qenë kryefjala në vendin tonë. Kjo për shkak të shifrave......

Skenari për rritjen e pensioneve - Rama, bizneseve: Deklaroni pagat reale. Fillimisht rishikojmë bonusin
Elisabeta Dosku/Scan Deklarimi real i pagave nga bizneset është skenari i vetëm për rritjen e pensioneve në vend. Kryeministri Edi Rama, në kuadër të......

“Informaliteti i pagave, dëmton pensionet” - Rama: Nuk do të tolerohet asnjë biznes, masa deri në mbyllje
Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel sipërmarrjeve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve, në të kundërt do të përballen me penalitete të rënda, deri......

76.3% e totalit të kredisë u dha në Tiranë - BSH: Vlonjatët dhe durrsakët, huamarrësit e dytë më të mëdhenj në banka
Ledina Elezi/SCAN Banorët e qarkut të Tiranës janë ata që kanë marrë një rekord kredish nga bankat e nivelit të dytë, por edhe nga institucionet......

Cilët janë faktorët kyç që mund ta mbajnë Euron nën presion edhe për disa kohë?!
Edel Strazimiri / SCAN Euro vazhdoi rënien kundrejt monedhave të tjera kryesore pas uljes së perspektivës së rritjes ekonomike të eurozonës nga FMN.......

Forcohen Dollari e Paundi ndërsa Euro dhe Franga humbasin pikë!
SCAN Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 90.7 lekë dhe është shitur me 91.8......