Më pak vepra penale në 2022/ Në rënie me 4.8%, por "Shpërdorimi i detyrës", shënoi rritjen më të lartë me 44.8%
Veprat penale kanë rënë me 4.8% në vitin 2022, krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi statistikat e krimeve dhe drejtësisë penale. Shifrat tregojnë se janë regjistruar gjithsej 33,476 vepra penale gjatë vitit 2022. Veprat penale "Mashtrime", "Dhuna në familje", "Krime seksuale", "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën" dhe "Vjedhje me armë" janë rritur, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa pjesa tjetër e veprave penale kanë shënuar rënie. Rënien më të lartë e kanë regjistruar veprat “Vrasje me dashje” me 31.1% dhe “Vjedhjet” me 24.1%. Po ashtu me rënie regjistrohen krimet me dashje kundër shëndetit, krimet në fushën e drogës dhe shkeljet e rregullave në qarkullimin rrugor. Referuar të dhënave vepra penale “ Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” ka rritjen më të madhe krahasuar me vitin 2022, me 44.8%, nga 67 vepra në vitin 2021 në 97 vepra. Krimet seksuale po ashtu regjistrohen me rrije deri në 24.3%, ndjekur nga dhuna në familje dhe mashtrimet me 15.7% dhe 8.9% përkatësisht.
“Scan Intel” e ka analizuar këtë tregues edhe sipas autorëve. Për 33,476 vepra penale të kryera në vitin 2022, regjistrohen 38,198 autorë, duke rënë me 2.9%. Ndërkohë, numri i autorëve pa përsëritje në veprat penale, në vitin 2022 është 32.420 autorë, 9.3% më pak, krahasuar me vitin 2021. Nëse do t`i analizonim sipas gjinisë, meshkujt përbëjnë 94.3% të totalit të autorëve të veprave penale, nderkohë që 36% e autorëve janë të grupmoshës 30-44 vjeç, 26.7% të grupmoshës 18-29 vjeç dhe 22% i përkasin grupmoshës 45-59 vjeç. Nga ana tjetër, poërgjatë vitit 2022 janë regjistruar 13,650 persona të dëmtuar, 19.3% më pak, krahasuar me vitin 2021.
Por, si paraqitet gjendja e të burgosurve gjatë vitit 2022? Në total gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 4,944 të burgosur, nga ku meshkujt përbëjnë 98.7% të tyre. Grupmosha 21-29 vjeç ka numrin më të lartë të të burgosurve. Personat mbi 60 vjeç dhe nën 20 vjeç kanë numrin më të ulët të të burgosurve. Krahasuar me vitin 2021, numri i të burosurve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale ka rënë me 0.2%. Në raport me popullsinë, për vitin 2022, janë regjistruar 17.6 të burgosur për 10 mijë banorë nga 18 që ishin një vit më parë.
Sondazh
Fatura paraprake e “kolapsit” të euros/ Forcimi i lekut “dogji” në pak muaj 30 miliardë lekë, mes depozitave dhe remitancave
Kursi i këmbimit mes euros dhe monedhës vendase ka pësuar padiskutim luhatje të ndjeshme gjatë muajve të fundit. Rënia drastike e euros ka nisur që prej vitit......
Marsi rikthen tendencat rënëse të kreditimit / Por, vijon rritja e kredisë për blerje banese. Rekord huadhënie drejt kompanive publike
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi nivelin e huave të reja të disbursuara gjatë muajit mars sipas qëllimit të përdorimit dhe monedhës gjatë......
Ku po “ikën” leku? Depozitat në rënie për të dytin muaj me radhë, "digjen" 230 mln euro. Tkurret edhe paraja në qarkullim
Depozitat në paranë e gjerë kanë rënë për të dytin muaj me radhë gjatë marsit, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë të analizuara nga “Scan......
Qeverisja e mirë, Shqipëria, e 51-ta në botë/ Renditemi pozitivisht sa i përket institucioneve, por "çalojmë" në politikat dhe ligjet e qendrueshme
Shqipëria renditet në vend të 51 në “Indeksin e Qeverisjes së Mirë” për vitin 2023 (Chandler Good Government Index). Ky indeks është publikuar nga "Instituti i......
Shqipëria po i shfrytëzon gjithmonë e më pak burimet natyrore/ Bie prodhimi vendas, rritet varësia nga importet
Shqipëria ka vijuar edhë në vitin 2021 të thellojë varësinë nga importi i produkteve të tokës dhe nëntokës, të cilësuara si produkte mjedisore dhe që......
Turizmi vijon me rekorde edhe në mars/ Tejkalohen 7 vitet e fundit, rreth 1 milion të huaj në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit
Janë regjistruar gjithsej rreth 847 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë mujait mars të këtij viti, nga të cilat rreth 384 mijë janë shtetas të huaj,......
Vetëm 15 gra në garën e 14 majit/ Partia Socialiste përfaqëson 53% të tyre, PD dhe `Bashkë Fitojmë` me nga 3 kandidatura
Veç moshës së kandidatëve për Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit në vendin tonë, “Scan Intel” ka analizuar këtë listë edhe sa i përket......
Logjistika tregtare, Shqipëria e 97-ta në botë/ Banka Botërore: Vlerësohemi me 2.5 pikë nga 5 në total, pozicionohemi më keq se vendet e rajonit
Shqipëria renditet në vend të 97-të mes 139 vendeve të botës në raportin e Bankës Botërore me titull “Logjistika Tregtare në Ekonominë Globale, 2023” dhe......