Vetëm 15 gra në garën e 14 majit/ Partia Socialiste përfaqëson 53% të tyre, PD dhe `Bashkë Fitojmë` me nga 3 kandidatura

Veç moshës së kandidatëve për Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit në vendin tonë, “Scan Intel” ka analizuar këtë listë edhe sa i përket përfaqësimit të gjinisë femërore. Në pamje të përgjithshme, rezulton se, ndër 143 kandidatët zyrtarë për Kryetar Bashkie në garën e 14 majit, vetëm 15 prej tyre janë vajza ose gra, çka përkthehet në 10.5% të totalit, ose rreth 1 në 10 garues. Por, si rezulton të jetë shpërndarja e grave dhe vajzave kandidate sipas subjekteve?
Shifrat tregojnë se më shumë se gjysma e kandidateve femra, ose më saktë 53.3% e totalit i takon Partisë Socialiste, ose 8 nga 15 në total. Më pas ndjek Partia Demokratike dhe `Bashkë Fitojmë`, me nga 3 kandidate secili subjekt, përkatësisht me nga 20%. Subjektete e klasifikuara si të tjera, ku përfshihen disa parti të tjera si dhe kandidatët e pavarur kanë vetëm një përfaqësuese grua, ose vetëm 6.6% të totalit. Ky përfaqësim vjen nga “PDIU” me Lajlja Përnaskën për Bashkinë e Tiranës.
Nga ana tjetër, nëse analizën e kalojmë vetëm te subjektet, kuptojmë se në vend të parë për përfaqësimin gjinor qëndron Partia Demokratike, me 3 gra ose vajza kandidate ndër 14 kandidatë, ose 21.4%. Por, në këtë rast, norma duket disi e “shtrembëruar” nga numri i ulët i kandidatëve. Në vend të dytë, dhe mbi mesataren kombëtare ndjek Partia Socialiste, me 8 garuese gra ose vajza ndër 60 garues, ose 13.3%. Ndjekin subjektet që i kemi klasifikuar si “të tjera” me 1 përfaqësuese grua ndër 8 gjithsej, ose 12.5% e totalit. Në vend të fundit pozicionohet `Bashkë Fitojmë`, me vetëm 3 kandidatura të gjinisë femërore ndër 61 garues në total. “Bashkë Fitojmë” është kështu në vend të fundit ndër subjektet garuese më 14 maj sa i përket zgjedhjeve për Kryetar Bashkie, edhe pse është subjekti i vetëm që merr pjesë në të 61 bashkitë.
Zgjedhjet e pushtetit vendor nuk parashikojnë kuota përfaqësimi gjinor për shkak të natyrës së ndryshme që kanë nga zgjedhjet e përgjithshme. Por, pavarësisht kësaj përfaqësimi i grave dhe vajzave në garën për Kryetar Bashkie nga subjektet politike garuese mbetet mjaft i ulët.

Logjistika tregtare, Shqipëria e 97-ta në botë/ Banka Botërore: Vlerësohemi me 2.5 pikë nga 5 në total, pozicionohemi më keq se vendet e rajonit
Shqipëria renditet në vend të 97-të mes 139 vendeve të botës në raportin e Bankës Botërore me titull “Logjistika Tregtare në Ekonominë Globale, 2023” dhe......

Familjet shpenzuan €2 mld më shumë vjet/ €13.6 mld konsumi i familjeve, por, ekonomia uli varësinë nga familjet
Eurostat ka përditësuar shifrat e konsumit final të familjeve në ekonominë e vendeve të europës, përfshirë Shqipërinë. Shifrat më të fundit i referohen kështu......

Garuesit e 14 majit, mosha mesatare në 49 vjeç/ PD, subjekti më i “plakur”, ndiqet nga “Bashkë Fitojmë”. PS, subjekti me kandidatët më të rinj, 47.6 vjeç
“Scan Intel” ka analizuar listën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sa i përket kandidatëve për kryetar bashkie në garën e datës 14 maj, për të......

Inflacioni sipas Eurostat zbret në 5.5%/ Çmimet në mars u rritën më pak se në rajon e Europë, por ushqimet vijojnë me rritje dyshifrore
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin mars të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Turizmi, me rritje në shkurt/ Më shumë se gjysma janë të huaj. Veriu, më i preferuar se jugu
Turizmi vijon të paraqitet me rritje edhe përgjatë muajit shkurt tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” në raportin e fundit mbi strukturat......

Tregtia e jashtme me rënie në mars/ Shifrat marrin kthesë. Importet dhe eksportet u ulën me 11.7% dhe 3.7%
Të dhënat e tregtisë së jashtme referuar muajit mars të këtij viti tregojnë se eksportet dhe importet kanë rënë në vlerë, krahasuar me të njejtën periudhë të......

Tregu “me letra” i qiradhënies vlen €273 milionë/ Shifrat e 2022-shit flasin për një rekord të ri historik, në rritje me 63% krahasuar me 2015-tën
Janë plot 4.62 miliardë lekë që janë mbledhur nga tatimi mbi të ardhurat nga qiraja gjatë vitit 2022, bazuar në shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të......

Biznesi i bulmetit/ Analiza e tregut, "Erzeni" `rrëmben` vendin e parë, kompanitë dyfishojnë fitimin
“Scan Intel” vijon me analizën e rradhës kundrejt tregjeve të caktuara. Këtë herë do t’i rikthehemi industrisë së përpunimit të qumështit në vend, për të parë......