Mbrojtja sociale/ Qytetet më të varfra dhe me më shumë pensionistë - Kryeson Elbasani. Më shumë përfitues të ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar

Numri I pensionistëve në Shqipëri nga viti në vit ka shënuar rritje të ndjeshme. Të ndalur në të dhënat e fundit zyrtare gjithsej në vendin tonë ka 556 mijë 803 pensionistë ku rreth 460 mijë jetojnë në qytet dhe 96 mijë në zonat rurale. Sipas llojit të pensioneve, pensionet e pleqërisë zënë 83% të numrit të pensioneve gjithsej, pensionet e invaliditetit 10% dhe ato familjare 7%,.
Përqindjen më të lartë të numrit të pensioneve të pleqërisë e ka qarku i Tiranës me 24,7% dhe përqindjen më të ulët e ka qarku i Kukësit me 2,0% të numrit gjithsej të pensioneve të pleqërisë në shkallë vendi.
Të ndalur më tej tek ndihma ekonomike e cila është një pagesë periodike në para kesh që u jepet familjeve pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, qarku i Elbasanit regjistron familjet më në nevojë me rreth 26%, e ndjekur nga Dibra me 17%, ndërsa numrin më të vogël të familjeve përfituese e kishte qarku i Durrësit përkatësisht me 1,3% dhe ai i Gjirokastës me 1,5%.
Gjithashtu qarku i Elbasanit mban dhe numrin më të alrtë të përfituesve të pagesës së aftësisë së kufizuar me një mesatare prej 47 persona për 1.000 banorë, ndërsa qarku me numrin më të vogël për 1.000 banorë ishte Tirana, me një mesatare prej 13 personash në pagesë të aftësisë së kufizuar.
Për personat e regjistruar si punëkërkues të papunë përqindja më e lartë e përfituesve të kësaj pagese u konstatua në qarqet e Beratit, Korçës dhe Shkodrës përkatësisht me rreth 9%, të ndjekura nga Tirana me rreth 7%, ndërsa më e ulta u konstatua në qarqet e Durrësit, Fierit, Kukësit dhe Vlorës me rreth 3%.
SCAN
Sondazh

Shëndetësia/ Cilat qytete kanë më shumë spitale - Dibra e Kukësi, me përqindjen më të lartë të vdekshmërisë
Vdekjet në vendin tonë më së shumti i atribuohen sëmundjeve të qarkullimit të gjakut. 52,4% e qytetarëve kanë ndërruar jetë në 2021 nga “Sëmundje të sistemit......

Cilat janë qarqet më ‘të begata’ - Fieri kryeson për drithërat, Korça për bletët
Bujqësia është ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare pasi kontribuon në nivelin 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shqipëria ......

Kukësi, Lezha dhe Shkodra - Karakteristikat socio-ekonomike
Kukësi, qarku që mban rekord lindshmërie Karakteristikat socio-ekonomike. Çdo familje disponon 1 makinë Kukësi, renditet si qarku me koeficientin më të......

Kriminaliteti, dominon Gjirokastra, më i ulëti në Berat - Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale për 100,000 banorë sipas Qarqeve
Scan Televizion ka zbardhur koeficcentin e kriminalitetit sipas Qarqeve të llogaritur nga Prokuroria e Përgjithëshme. Përkundrejt pritshmërive, rezulton......

Arsimi/ Në cilat bashki po shtohen nxënësit e në cilat po pakësohen - Lezha e Shkodra kryesojnë për arsimin profesional
Në dy vitet e fundit në vendin tonë janë regjistruar në arsimin parauniversitar 41.5 mijë nxënës më pak. Si kopshti, 9 vjeçarja apo gjimnazi kanë shënuar ulje......

Ecuria e konsumit në qarqe - Familjet me kryefamiljar me arsim të lartë shpenzojnë më shumë
Rritja e çmimeve, pandemia por gjithashtu dhe rritja e pagave së fundmi, kanë ndikuar në strukturën e shpenzimeve për konsum të Njësive Ekonomike Familjare në......

Niveli i jetesës/ Në cilën bashki jetohet më mirë? - Tirana e para për pajisjet shtëpiake, Shkodra për shtëpitë e mëdha
Tërmeti, pandemia apo lufta në Ukrainë ndikuan ndjeshëm në xhepat e qytetarëve shqiptarë duke i bërë pjesë të krizës si shumë shtete të tjera. Por nëse ndalemi......

Sfidat që i presin kryebashkiakët e rinj - Nga shlyerja e borxheve në 2024, te vendimi i papëlqyeshëm i rritjes së disa taksave
Kryebashkiakët e rinj pritet të përballen me sfida të konsiderueshme ekonomiko – financiare në vitet e ardhshme. Sfida e parë që i pret 61 kryebashkiakët e......