Shqipëria Postuar më 30 Shtator 2023, 11:00

“Mbiçmimi i lekut ndihmoi në zbutjen e inflacionit” - Guvernatori i BSH, Sejko, në Konferencën e Bankës Kombëtare të Maqedonisë së Veriut

Nga SCAN TV
“Mbiçmimi i lekut ndihmoi në zbutjen e inflacionit”

Shqipëria ka arritur ta dominojë ndikimin e goditjeve që vijnë nga çmimet e importuara duke shënuar një nga nivelet më të ulëta të inflacionit në rajon. Deklarata është bërë nga Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në Konferencën e 9-të Vjetore të Kërkimeve, organizuar nga Banka Kombëtare e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, ruajtja e stabilitetit të çmimeve, ka ardhur si rezultat i një kombinimi faktorësh: së pari, nga shtrëngimi i hershëm i politikës monetare, i cili kontribuoi në parandalimin e përhapjes së plotë të presioneve inflacioniste të Eurozonës në ekonominë shqiptare.

së dyti, nga varësia e kufizuar nga tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe kontrolli i çmimeve të energjisë së rinovueshme të prodhuar në vend dhe së fundi, nga mbiçmimi i kursit të këmbimit të viteve 2022 – 2023, i cili ka ndihmuar gjithashtu në zbutjen e presioneve inflacioniste në të gjithë gamën e mallrave të importuara.

Ndërkohë, Guvernatori theksoi se ky stabilitet çmimesh vijon të mbetet në fokus të politikës monetare të bankës.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat