Shqipëria Postuar më 18 Maj 2022, 13:50

Mbështeten 75 mijë fermerë - Ibrahimaj: Aksesi në kreditim, rrit produktivitetin në bujqësi!

Nga SCAN TV

Afro 75 mijë sipërmarrës të vegjël në fushën e bujqësisë janë mbështetur me kreditim dhe shërbime jo financiare në 4 vite.  Qeveria shqiptare  në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar- JICA dhe FED Invest , kanë lançuar mbylljen e projektit 4-vjeçar, për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare, i cili ka zgjeruar  përfshirjen financiare të popullsisë së zonave rurale dhe semi urbane, si dhe ka ofruar shërbime jo financiare, duke mbështetur me njohuri financiare dhe teknologjike, informacione mbi tregun, çmimet e marketimin e produktit si dhe njohje me praktikat më të mira ndërkombëtare në agrobujqësi.

Takada Mitsuyuki, Ambasador i Japonisë në Shqipëri, u shpreh se 'Arritjet e këtij projekti janë shumëdimensionale dhe me pamje të qarta:

- Akses në financa për ata që janë më të cenueshëm dhe nuk e kanë pasur këtë mundësi më parë;

- Banking online në gamën e plotë të shërbimeve, si llogari rrjedhëse, pagesa online dhe transaksione të tjera të kryera në distancë;

- Teknologji e avancuar për menaxhimin e proceseve që lidhen me dhënien e shpejtë dhe pa probleme të kredive për përfituesit në zonat rurale;

- Shërbime jofinanciare për ata që kanë nevojë, nëpërmjet teknologjisë më të përditësuar të informacionit dhe komunikimit

Një qasje moderne dhe bashkëkohore për të adresuar problemet dhe vështirësitë e një pjese të rëndësishme të shoqërisë e cila deri më tani ka qenë e privuar nga ky lloj zhvillimi”,  tha ai.

E pranishme në konferenceë, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj theksoi rëndësinë që ka aksesi në kreditim për fermerët.

“Objektivi yne eshte te nxisim agrobizneset ne kredidhenie pasi besojme vetem permes kredidhenies do arrihet rritja e produktivitetit në bujqësi”, tha Ibrahimaj.

 Ekonomia shqiptare bazohet në një segment të lartë sipërmarrjesh familjare dhe 45 për qind e popullsisë jeton në zonat rurale. Shkalla e përfshirjes fiananciare e zonave rurale në Shqipëri është shumë e ulët.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat