Europa Postuar më 9 Dhjetor 2022, 10:05

Lufta tregon se mbrojtja e BE-së po vuan nga 'vite të tëra nën investimi'!

Nga SCAN TV
Lufta tregon se mbrojtja e BE-së po vuan nga 'vite të tëra

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka tensionuar rezervat e armëve të BE-së dhe ka treguar se asaj i mungojnë aftësitë kritike për t'u mbrojtur nga kërcënimet e jashtme, tha të enjten shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

“Kjo luftë kundër Ukrainës ka qenë një zgjim brutal për shumë prej nesh”, tha Borrell në një konferencë të mbrojtjes në Bruksel. "Ne e kuptojmë se rezervat tona ushtarake janë varfëruar shpejt për shkak të viteve të nën-investimit."

Shtetet anëtare europiane kanë derdhur armë me vlerë miliarda dollarë për të ndihmuar Kievin të mbrohet kundër agresionit rus që nga fillimi i pushtimit në shkurt. Sipas Borrell, sulmi në shkallë të plotë i Moskës ndaj fqinjit të saj ka ripërqendruar vëmendjen në fuqinë e mbrojtjes së vetë BE-së që vuajti nga mos shpenzimet për vite pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

"Ne e kuptojmë se na mungojnë aftësitë kritike të mbrojtjes. Na mungojnë aftësitë që na nevojiten për të mbrojtur veten nga një nivel më i lartë kërcënimesh," tha Borrell. "Ne po përballemi me kërcënime, kërcënime reale, afër dhe (ato) ka të ngjarë të përkeqësohen." Shtetet anëtare të BE-së kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe shkaktoi konfliktin në Ukrainën lindore në vitin 2014.

Por Borrell këmbënguli se 27 anëtarët e bllokut duhet të vazhdojnë të rrisin shpenzimet dhe të përmirësojnë prokurimin dhe investimet e tyre të përbashkëta në teknologji për të kompensuar mungesat. "Për mua zgjedhja është e qartë. Ne duhet të bashkëpunojmë më shumë, ushtritë europiane duhet të bashkëpunojnë më shumë mes tyre," tha ai.

"Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Ne duhet të vazhdojmë të adresojmë nevojat aktuale dhe duhet të fillojmë të përgatitemi [për] të ardhmen." Ka pasur prej kohësh thirrje, të drejtuara nga Franca, për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Europës dhe për të integruar më mirë forcat e saj të armatosura.

Në qershor, presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për nevojën për të rritur buxhetin ushtarak të Francës, duke shtuar se vendi ishte në prag të shndërrimit në një "ekonomi lufte".

Por shtetet e BE-së mbeten ende shumë të varura nga Shtetet e Bashkuara për të ofruar siguri në kontinent nën ombrellën e aleancës ushtarake të NATO-s. Uashingtoni ka dërguar dhjetëra mijëra trupa të tjera në Europë për të siguruar aleatët e tij që nga pushtimi i Moskës në shkurt dhe NATO ka rritur dislokimet përgjatë krahut të saj lindor.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat