Pse popullsia e Koresë së Jugut pritet të rinohet me 1 deri në 2 vite?!

Koreja e Jugut miratoi të enjten ligje për të hequr metodën e saj tradicionale të numërimit të moshave dhe për të miratuar standardin ndërkombëtar - një ndryshim që do t'i bëjë qytetarët e saj 1 ose 2 vjet më të rinj në dokumentet zyrtare.
Koreanët konsiderohen të jenë 1 vjeç kur lindin dhe një vit shtohet çdo 1 janar. Kjo është mosha që përmendet më shpesh në jetën e përditshme.
Ekziston gjithashtu një sistem i veçantë për qëllime rekrutimi ose për llogaritjen e moshës ligjore për të pirë alkool dhe duhan, në të cilin mosha e një personi llogaritet nga zero në lindje dhe një vit shtohet më 1 janar.
Megjithatë, që nga fillimi i viteve 1960, Koreja e Jugut ka përdorur për dokumente mjekësore dhe ligjore normën ndërkombëtare të llogaritjes nga zero në lindje dhe shtimit të një viti në çdo ditëlindje.
Gama konfuze e sistemeve do të zhduket - të paktën në dokumentet zyrtare - kur ligjet e reja që përcaktojnë përdorimin e vetëm të metodës ndërkombëtare të numërimit të moshave të hyjnë në fuqi në qershor 2023.
"Rishikimi synon të reduktojë kostot e panevojshme socio-ekonomike sepse mosmarrëveshjet ligjore dhe sociale si dhe konfuzioni vazhdojnë për shkak të mënyrave të ndryshme të llogaritjes së moshës," i tha parlamentit Yoo Sang-bum i Partisë Pushteti Popullor në pushtet.
Jeong Da-eun, një punonjëse zyre 29-vjeçare, është e lumtur për ndryshimin, duke thënë se asaj i është dashur gjithmonë të mendojë dy herë kur është pyetur jashtë shtetit për moshën e saj.
“Mbaj mend që të huajt më shikonin me mëdyshje, sepse m’u desh kaq shumë kohë që të ktheja një përgjigje se sa vjeç isha”. "Kush nuk do të mirëpriste të bëhej një apo dy vjet më i ri?" shtoi ajo.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Një teknologji e re në bujqësi për të trajtuar ndryshimet klimatike!
Të korrat ushqimore bazë durojnë nxehtësinë ekstreme, thatësirën dhe përmbytjet, ndërsa mbrohen nga dëmtuesit dhe sëmundjet. Kjo parashikohet të bëhet më......

Cili miliarder zotëron më shumë toka në SHBA? Jo, nuk është Bill Gates!
Në fillim të këtij viti, në maj, u bënë pretendime se bashkëthemeluesi i Microsoft Corp Bill Gates zotëronte shumicën e tokës bujqësore të Amerikës. Ndërsa......

Të rinjtë e 2022, probleme të njëjta si të rinjtë e 1990 - Emigracioni, fenomeni që nuk i ndahet Shqipërisë
E duam Shqipëria si e gjithë Europa! Ka qenë kjo motoja e 8 dhjetorit të vitit 1990, kur të rinjtë ndryshuan sistemin politik dhe ekonomik të vendit përmes......

Hyjnë në qarkullim monedhat me portretin e mbretit Charles - 9.6 milionë monedha 50 pens u shpërndanë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar
Monedha e parë me portretin e mbretit Charles III ka hyrë në qarkullim në Mbretërinë e Bashkuar, duke u shpërndarë në të gjithë vendin nga zyrat e......

Zbulohet plani i ri që “shpëton” bashkitë nga borxhet - Si do përdoren fondet e papërdorura nga një vit më parë
Detyrimet e prapambetura të 61 bashkive në vend, kanë qenë shqetësim i vazhdueshëm për qeverinë qendrore, e cila edhe pse ka vendosur kushte dhe afate për......

EEA: Ajri në Europë është më pak i ndotur se në vitin 2005 por ende në nivele shqetësuese!
Raporti i fundit për cilësinë e ajrit nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) nuk jep vetëm lajm të keqija: ndërkohë që nga njëra anë nënvizon të gjitha......

Apple tani i lejon zhvilluesit të faturojnë deri në 10 mijë dollarë për një aplikacion!
Nëse ishit të shqetësuar se sa para mund të shpenzonit në aplikacione deri më tani është koha të ‘shqetësoheni’. Apple tha se po shton 700 pika të reja......

“Mirësevini” në vendin pa para cash! - Në Suedi, transporti publik, muzetë dhe dyqanet nuk pranojnë më para në dorë
Në Suedi portofoli dhe paratë cash nuk hyjnë në punë pothuajse për asgjë. Vendi nordik është shumë pranë braktisjes totale të kartmonedhave dhe monedhave.......