Zbulohet plani i ri që “shpëton” bashkitë nga borxhet - Si do përdoren fondet e papërdorura nga një vit më parë

Detyrimet e prapambetura të 61 bashkive në vend, kanë qenë shqetësim i vazhdueshëm për qeverinë qendrore, e cila edhe pse ka vendosur kushte dhe afate për shlyerjen e tyre, ato kanë rezultuar të dështuara. Për këtë arsye, Ministria e Financave, ka hedhur për konsultim disa ndryshime në ligjin për financat e vetëqeverisjes vendore, që synon ti detyrojë në një farë forme bashkitë që të shlyejnë borxhet e prapambetura.
Kështu, referuar relacionit shoqërues të projektligjit, propozohet që fondet në buxhetet e pushtetit vendor, të pa përdorura dhe të trashëguara nga viti i kaluar dhe të pa angazhuara, të përdoren për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe pagimin e nënhuave të papaguara në kohë.
Madje bashkive u vendoset kusht, që jo më pak se 30 përqind e ketyrë fondeve duhet të përdoren pikërisht për këtë qëllim. Një ndryshim synon të japë një pasqyrim më real të gjendje së stokut të detyrimeve të prapambetura, ndaj palëve të treta që kanë njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke bërë përllogaritjet jo më kundrejt shpenzimeve vjetore të miratuara, por kundrejt shpenzimeve vjetore faktike.
Kjo, për faktin se shpenzimet vjetore të miratuara janë më optimiste në të shumtën e rasteve. Ndryshimet ligjore synohen të hyjnë në fuqi më 1 janar 2023, në mënyrë që pushteti vendor të ketë bërë bilancin e buxhetit të një viti më parë dhë të mund të nisë përdorimin e fondeve.
Në fund të Shtatorit 2022, pushteti vendor regjistron një stok të detyrimeve të papaguara kundrejt bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e rreth 6.7 miliardë lekëve apo 56.5 milionë euro. Sa i takon këtij viti, 30.8 milionë euro janë detyrime të papaguara për investime publike, 5.2 milionë euro vendime të gjykatave dhe 5.8 milionë euro.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

EEA: Ajri në Europë është më pak i ndotur se në vitin 2005 por ende në nivele shqetësuese!
Raporti i fundit për cilësinë e ajrit nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) nuk jep vetëm lajm të keqija: ndërkohë që nga njëra anë nënvizon të gjitha......

Apple tani i lejon zhvilluesit të faturojnë deri në 10 mijë dollarë për një aplikacion!
Nëse ishit të shqetësuar se sa para mund të shpenzonit në aplikacione deri më tani është koha të ‘shqetësoheni’. Apple tha se po shton 700 pika të reja......

“Mirësevini” në vendin pa para cash! - Në Suedi, transporti publik, muzetë dhe dyqanet nuk pranojnë më para në dorë
Në Suedi portofoli dhe paratë cash nuk hyjnë në punë pothuajse për asgjë. Vendi nordik është shumë pranë braktisjes totale të kartmonedhave dhe monedhave.......

Turistët “bojkotojnë” Katarin - Priteshin 1.2 milionë vizitorë, janë regjistruar vetëm 765 mijë të tillë
Katari ka regjistruar vetëm 765 mijë vizitorë gjatë dy javëve të para të Kupës së Botës, sipas organizatorëve në një raport të publikuar ng agjencia e lajmeve......

Grekët, pesimistë për të ardhmen e ekonomisë - Një në dy punonjës të sektorit privat janë të shqetësuar për punën e tyre
Pesimizmi për të ardhmen e ekonomisë greke dhe shqetësimet për kostot që lidhen me energjinë dhe nevojat bazë, si ushqimi janë mbizotëruese. Ndërkohë,......

E drejta për t’u “harruar” nga Google - Kompania duhet të “zhdukë” të dhënat e pasakta
Njësia e alfabetit Google duhet të heqë sa më parë të dhënat nga rezultatet e kërkimit në internet nëse përdoruesit mund të vërtetojnë se janë të pasakta.......

Dollari, “mbreti” i valutave në 2023 - Sondazhi i Reuters, viti i ardhshëm pritet t’i japë fund politikave shtrënguese
Dollari do të forcohet sërish kundrejt monedhave të tjera në muajt e ardhshëm, me kërcënimin në rritje të recesionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe......

Shqiptarët nuk pyesin për çmimet, rriten 58% udhëtimet jashtë - Janar-tetor 2022, u paguan 15 milionë dollarë në total për kartonin jeshil të makinave
Çmimet e rritura të karburanteve nuk i kanë stepur shqiptarët në lëvizjet e tyre me makina jashtë kufijve, përkundrazi. Udhëtimet me makinat personale janë......