Bota Postuar më 9 Dhjetor 2022, 09:56

Tregjet, në pritje të bankave qendrore - Rihapja e ekonomisë kineze ofron mbështetje për bursat

Nga SCAN TV
Tregjet, në pritje të bankave qendrore - Rihapja e ekonomisë

Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla edhe në sesionin e sotëm, por një mbështetje po e gjejnë nga shpresat për rimëkëmbjen e ekonomisë kineze, pas vendimit të qeverisë për të lehtësuar masat anti-Covid.

Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.2%, ndërsa sektori i udhëtimeve realizon fitimet më të mëdha në rritje me 1%. Investitorët po tregohen të kujdesshëm, në pritje të takimeve të bankave qëndrore më të mëdha të botës javën e ardhshme, ku parashikohet të ketë të tjera rritje të interesave. Rezerva Federale parashikohet të rrisë normënë bazë të interesit me 50 pikë bazë, një hap më i ngadaltë se rritjet e deritanishme prej 75 pikë bazë.

Edhe banka Qendrore Europiane pritet të rrisë normën e interesit me 50 pikë bazë. Ndërkohë, shumica e tregjeve aziatike patën një tendencë në rritje, pasi inflacioni në Kinë për nëntorin rezultoi në linjë me parashikimet. Gjithashtu, kryeministri i Kinës, Li Keqiang, deklaroi se lehtësimi i masave kundër Covid-19 do bëjë që ekonomia të rifitojë vrullin.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat