Nafta, në nivelin më të ulët në 1 vit - Mbyllja e përkohshme e një tubacioni në SHBA mbështet çmimet

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të mbylljes së një tubacioni që transporton naftë mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por megjithatë po qëndron në nivelin më të ulët që nga dhjetori i vitit 2021. Investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale, që do të dëmtojë edhe kërkesën për naftë. Brenti i Londrës po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 1.3%.
Nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi. Lajmet për një aksident pranë tubacionit Keystone në Shtetet e Bashkuara i rriti fillimisht çmimet, por situata u qetësua pas njoftimit se mbyllja do të jetë shumë e shkurtër. Nafta Bruto amerikane ka shkuar pranë 70 dollarëve, nivel në të cilin administrata e presidentit Joe Biden ka deklaruar se do të konsiderojë mbushjen e rezervave strategjike.
Në mbyllje të sesionit të sotëm, çmimet e naftës pritet të realizojnë humbjet më të mëdha javore në disa muaj. Në anën tjetër, çmimet po gjejnë një mbështetje nga lehtësimi i masave kundër Covid-19 në Kinë. Por, analistët vlerësojnë se do të duhet disa muaj, përpara se këto lehtësime të reflektohen në rritjen e kërkesës.
SCAN

Dollari, në nivelin më të ulët në 6 muaj - Shtohen shenjat që konfirmojnë ngadalësimin e ekonomisë amerikane
Dollari po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, për shkak të shenjave se ekonomia amerikane mund të shkojë drejt recesionit gjatë vitit 2023.......

Tregjet, në pritje të bankave qendrore - Rihapja e ekonomisë kineze ofron mbështetje për bursat
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla edhe në sesionin e sotëm, por një mbështetje po e gjejnë nga shpresat për rimëkëmbjen e ekonomisë kineze, pas......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan vijon të mbetet I dobët në lidhje me monedhën vendase teksa e ka mbyllur edhe këtë javë në kuota negative duke u blerë me 109.3 lekë dhe duke......

Austria bllokon pranimin në Shengen të Rumanisë dhe Bullgarisë, ndërsa Kroacia merr dritën jeshile!
Austria ka bllokuar pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në Shengen, zona pa pasaporta që ka hequr kontrollet kufitare midis shumicës dërrmuese të vendeve......

Pse popullsia e Koresë së Jugut pritet të rinohet me 1 deri në 2 vite?!
Koreja e Jugut miratoi të enjten ligje për të hequr metodën e saj tradicionale të numërimit të moshave dhe për të miratuar standardin ndërkombëtar - një......

Një teknologji e re në bujqësi për të trajtuar ndryshimet klimatike!
Të korrat ushqimore bazë durojnë nxehtësinë ekstreme, thatësirën dhe përmbytjet, ndërsa mbrohen nga dëmtuesit dhe sëmundjet. Kjo parashikohet të bëhet më......

Cili miliarder zotëron më shumë toka në SHBA? Jo, nuk është Bill Gates!
Në fillim të këtij viti, në maj, u bënë pretendime se bashkëthemeluesi i Microsoft Corp Bill Gates zotëronte shumicën e tokës bujqësore të Amerikës. Ndërsa......

Të rinjtë e 2022, probleme të njëjta si të rinjtë e 1990 - Emigracioni, fenomeni që nuk i ndahet Shqipërisë
E duam Shqipëria si e gjithë Europa! Ka qenë kjo motoja e 8 dhjetorit të vitit 1990, kur të rinjtë ndryshuan sistemin politik dhe ekonomik të vendit përmes......