Europa Postuar më 9 Mars 2023, 11:27

Lufta ndaj evazionit në Itali - Në vitin 2022 rekuperim rekord prej 20.2 miliard eurosh

Nga SCAN TV
Lufta ndaj evazionit në Itali - Në vitin 2022 rekuperim rekord prej

Një rekuperim rekord i parave të gjeneruara nga evazioni fiskal në vitin 2022 u regjistrua në Itali. Deri në 20.2 miliard euro llogaritet shuma që ka hyrë në arkat e shtetit si pasojë e aktivitetit të Agjencisë së të ardhurave, shifra më e lartë e mbledhur ndonjëherë.

Përvec të ardhurave më të mëdha si pasojë e kontrolleve, vitin e kaluar, agjencia e të ardhurave mundi të sigurojë dhe më pak shpenzime që i ngarkoheshin buxhetit të shtetit, falë analizave të rrezikut dhe aktiviteteve kundër mashtrimit, të cilat bënë të mundur bllokimin e 9.5 miliard eurove në kredi, bonuse dhe rimbursime të papaguara. Nga këto, pjesa mbizotëruese ka të bëjë me kredite fiktive të krijuara nga bonuset e ndërtimit, të identifikuara në sinergji me Guardia di Finanza. Gjithashtu në vitin 2022 u rritën edhe të ardhurat spontane: taksat e administruara nga Agjencia e të Ardhurave të paguara nga tatimpaguesit arritën në pothuajse 510 miliardë euro, +11% krahasuar me vitin 2021, ndërsa rimbursimet e paguara në 2022 për familjet dhe bizneset arritën në rreth 20 miliardë euro.

Nga 20.2 miliard euro të rikthyera gjithsej në arkën e shtetit vitin e kaluar, 19 miliard euro rrjedhin nga aktivitetet e zakonshme të kontrollit. Nga ana tjetër, të ardhurat nga masat e jashtëzakonshme arritën në 1.2 miliard euro. Aktiviteti i përgjithshëm i Agjencisë së të Ardhurave, i kryer edhe për subjektet e tjera, bëri të mundur rikuperimin e 10.8 miliard eurove: 9.2 miliard nga aktivitetet e zakonshme dhe 1.6 miliard nga teprica.

Në kuadër të aktiviteteve kundër mashtrimit, në vitin 2022 u bllokuan kreditë fiktive për 9.5 miliard euro: 6.3 miliard të gjeneruara nga bonuset e ndërtimit dhe 2.1 miliard të përgjuara në momentin e shitjes. Këtyre të dhënave duhet t'i shtohen edhe 912 milion euro dëmshpërblime të panevojshme dhe 207 milion euro rimbursime të ppaaguara të TVSH-së.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat