Biden propozon taksë minimale prej 25% për miliarderët - Plani i presidentit amerikan dhe dyfishimi i taksës për fitimet kapitale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do t'i bëjë thirrje Kongresit që të vendosë një taksë minimale prej 25% për miliarderët, si pjesë e një sërë rritjesh të propozuara të taksave për individët e pasur dhe korporatat.
Plani i propozuar i shpenzimeve nga Biden do të dyfishonte gjithashtu taksën e fitimeve kapitale për investime nga 20% në 39.6% dhe do të heqë taksat mbi të ardhurat ndaj korporatave dhe amerikanëve të pasur, sipas raportimeve të Bloomberg.
Biden do të publikojë planin e tij buxhetor, në një moment që republikanët dhe demokratët vazhdojnë të përplasen për taksat, shpenzimet dhe reduktimin e borxhit, duke nisur ato që ka të ngjarë të jenë negociata të vështira midis Shtëpisë së Bardhë dhe një Kongresit.
Plani i shpenzimeve vjen në një kohë ndërsa republikanët dhe Shtëpia e Bardhë janë bllokuar në një ngërç për rritjen e tavanit të borxhit, shumën totale të parave që qeveria federale lejohet të marrë hua, në mes të një borxhi kombëtar aktual prej 31 trilion dollarësh.
Republikanët kanë argumentuar se tavani nuk duhet të rritet pa reduktime të konsiderueshme të shpenzimeve dhe kanë hedhur poshtë kërkesat për taksa më të larta.
Biden është shprehur se plani i tij do të ulë deficitin me gati 3 trilionë dollarë gjatë 10 viteve, kryesisht nëpërmjet rritjes së taksave. Republikanët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, me Demokratët që kontrollojnë Senatin. Gjatë fjalimit të tij për gjendjen e vendit në shkurt, Biden i bëri thirrje kongresit të mbështesë idenë e taksave më të larta për të pasurit dhe "të shpërblejë punën, jo vetëm pasurinë".
Presidenti ka këmbëngulur se rritja e propozuar e tij e taksave do të prekë vetëm një përqindje të vogël të amerikanëve, duke thënë se ata me një pagë vjetore prej më pak se 400 mijë dollarë nuk do të paguajnë asnjë qindarkë shtesë në asnjë taksë.
Biden vitin e kaluar propozoi një taksë minimale mbi të ardhurat e miliarderëve për të siguruar që familjet me të ardhura prej më shumë se 100 milionë dollarë të paguajnë të paktën 20% në taksa si për të ardhurat, ashtu edhe për fitimet e parealizuara nga investimet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Mbretëria e Bashkuar shmang recesionin - Por, situata ekonomike në vend do të mbetet e dobët
Dhoma Britanike e Tregtisë parashikon se ekonomia e vendit është në rrugën e duhur për t'u tkurrur më pak se sa pritej këtë vit dhe për të shmangur dy......

Pse Portugalia po i jep fund "vizës së artë"!
500 mijë euro për një leje qëndrimi në zonën europiane të Shengenit ka qenë oferta e qeverisë portugeze për të huajt e pasur, që prej vitit 2012. Kjo ofertë......

Nafta, e qëndrueshme pranë 82 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po vijon të gjendet nën presion edhe në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan se rezervat ju rikthyen rënies gjatë javës së......

Dollari, në nivelin më të lartë në 3 muaj - Mbështetet nga komentet e Powell për të rritur interesat
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të lartë në 3 muajt e fundit, pas mesazheve të shefit të Rezervës Federale,......

Tregjet europiane zgjerojnë humbjet - Fokusi i investitorëve rikthehet te ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi në vëmendje të tregjeve është rikthyer shqetësimi për ngadalësimin e ekonomisë globale.......

“Tirana Bank”, në mbështetje të grave në teknologji. Studentët e Politeknikut, pjesë e aktivitetit “Këtu për edukimin, Këtu për zonjat në teknologji”
Në mbështetje të grave, vajzave të cilat zgjedhin teknologjinë si një mundësi për punësim apo dhe zhvillimin në karrierë, Tirana Bank ka ndërmarr një sër......

Inflacioni nuk po “sprapset”, 7.1% në Shkurt - Çmime rekord të larta për bulmetin, veshjet, mobilimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë
Edhe pse tashmë ka kaluar një vit nga nisja e luftës në Ukrainë bashkë me efektet që transmetoi në ekonominë globale, kryesisht sa i përket çmimeve, norma e......

Çfarë parashikon plani kombëtar spitalor? - Nga monitorimi i fondeve publike, investimet dhe mirëadministrimi
Në fletoren zyrtare u botua Plani Kombëtar Spitalor për vitet 2023-2030. Fokusi i këtij plani do të jetë fuqizimi i sistemit shëndetësor, fuqizimi i reagimit......