Inflacioni nuk po “sprapset”, 7.1% në Shkurt - Çmime rekord të larta për bulmetin, veshjet, mobilimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë

Edhe pse tashmë ka kaluar një vit nga nisja e luftës në Ukrainë bashkë me efektet që transmetoi në ekonominë globale, kryesisht sa i përket çmimeve, norma e inflacionit në Shqipëri vijon të jetë e lartë. Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se, gjatë shkurtit çmimet në vendin tonë janë rritur me plot 7.1% krahasuar me një vit më parë, kur kishte filluar rritja. Në shkurtin e 2022-shit, inflacioni fiksohej pranë 3.9%. Krahasuar me janarin ndërkohë vihet re një zbutje thuajse e papërfillshme e hapit të rritjes së çmimeve, pasi në muajin e parë të vitit norma e inflacionit në vend fiksohej pranë 7.2% sipas metodës kombëtare dhe 7.1% sipas asaj të Eurostat. Pikërisht për arsyen sepse gjatë shkurtit të vitit të kaluar kishte filluar të ndihej rritja e çmimeve, pritej një rënie më e theksuar e normës në shkurtin e këtij viti. Krahasuar me muajin janar të këtij viti ndërkohë, çmimet në shkurt rezultojnë 1.1% më të shtrenjta.
Në normën e inflacionit prej 7.1% gjatë shkurtit ndikimin më të madh e kanë dhënë grupet: “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me 4.8 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, me 0.59 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.5 pikë përqindje, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante”, me 0.25 pikë përqindje secili, dhe rreth 0.62 pikë përqindje grupet e tjera. Bie në sy fakti se asnjë prej grupeve nuk ka regjistruar impakt negativ në rritjen e çmimeve gjatë shkurtit, çka do të thotë se të gjitha kanë kontribuar në rritjen e çmimeve, krahasuar me shkurtin e kaluar.
Sa i përket ndryshimit të çmimeve sipas grupeve kryesore, vëmë re se, rritjen më të madhe e regjistrojnë “Ushqimet dhe pijet joalkoolike”, me 13.5%, ndjekur nga “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, me 6.9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5.5%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5.1%, “Veshje dhe këpucë” me 4.4%, “Argëtim dhe kulturë” me 3.4%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3.1%, “Shërbimi arsimor” me 2.3%, “Transporti” me 1.7%, “Komunikimi” me 1.2% dhe “Shëndeti” me 1.0%.
Nga shifrat bie në sy se, ndërkohë që norma e përgjithshme e inflacionit ka zbritur mjaft lehtë, me vetëm 0.1 pikë përqindje gjatë shkurtit, inflacioni i ushqimeve është rritur, duke u ngjitur në 14%, që është një nivel edhe më i lartë se janari. Çmimet e nëngrupit “Qumësht, djath dhe vezë” rezultojnë 28% më të larta se shkurti i vitit të kaluar. Kjo normë është më e larta e regjistruar ndonjëherë për këtë nëngrup, madje edhe përtej niveleve të vitit të kaluar, ku inflacioni i përgjithshëm “kapërceu” mbi 8%. Edhe nëngrupet e tjera të ushqimeve, me përjashtim të frutave regjitrojnë inflacion të lartë gjatë shkurtit, në nivele të ngjashme me muajt e krizës.
Sa i përketgrupeve të reja vëmë re se rritja e çmimeve për transportin është zbutur ndjeshëm, pranë 1.7% gjatë shkurtit. Por, duket se rritja e çmimeve është zhvendosur tjetërkund. Grupi “veshje dhe këpucë” regjistron një rekord prej 4.4% të rritjes së çmimeve në shkurt, që është jo vetëm niveli më i lartë që prej krizës, por edhe më i larti ndonjëherë, të paktën që prej vitit 2017-të kur të dhënat janë publike. E njëjta gjë vlen edhe për grupin “mobilim, pajisje dhe mirëmbajtje shtëpie”, me çmimet në shtrenjtim me 6.9%, që është gjithashtu niveli më i lartë jo vetëm që prej krizës së çmimeve, por edhe më i larti ndonjëherë.
Roel Korkuti/ SCAN
Sondazh

Çfarë parashikon plani kombëtar spitalor? - Nga monitorimi i fondeve publike, investimet dhe mirëadministrimi
Në fletoren zyrtare u botua Plani Kombëtar Spitalor për vitet 2023-2030. Fokusi i këtij plani do të jetë fuqizimi i sistemit shëndetësor, fuqizimi i reagimit......

Të punësuar, por pa kontrata pune! - Afro 3 mijë punonjës “pa të drejta”, një pjesë e konsidershme janë gra
Në mbi 10 mijë subjekte private dhe shtetërore të kontrolluara nga Inspektorati Shtetëror i Punës për vitin 2022, janë evidentuar 2,946 punëmarrës pa kontrata......

Gratë dhe biznesi, Shqipëria “çalon” te prindërimi e pensionet - Raporti i Bankës Botërore/ Vetëm 18 shtete ndërmorën reforma ligjore
Të 38-tët me një përmirësim nga vitet më parë, por çalojmë tek prindërimi dhe pensionet. Ky është konstatimi i raportit të Bankës Botërore për Gratë, Biznesin......

Pesë fakte që duhet të dini për Ditën Ndërkombëtare të Gruas!
Çdo vit më 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet për të përkujtuar dhe nderuar arritjet e grave, për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazitë gjinore dhe......

Erasmus: Ku shkojnë studentët e Europës kur shkollohen jashtë vendit?
Statistikat e Komisionit Europian tregojnë se vendet mesdhetare Spanja dhe Italia janë në krye të listës për pritjen e më shumë studentëve dhe stafit të......

Pse Europa po kërkon më shumë litium nga Kanadaja?!
Në vizitën e saj në Kanada, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, iu drejtua parlamentit kanadez si pjesë e ofensivës së saj përtej......

Ja pse duhet të paguani gjithmonë gjobat rrugore në Europë, veçanërisht sipas një ligji të ri!
Gjatë një udhëtimi nëpër Europë fatkeqësisht, nëse kryeni një shkelje, nuk është e pazakontë të merrni një njoftim disa muaj pas pushimeve tuaja. Shumë njerëz......

Bizneset “zhyten” në borxhe ndaj tatimeve - Rriten detyrimet, TVSH-ja dhe sigurimet shoqërore në “listën e zezë”
Detyrimet e bizneseve ndaj administratës tatimore përgjatë vitit 2022 janë rritur me 11.8 miliardë lekë apo 103 milionë euro në krahasim me fillimin e vitit......