Të punësuar, por pa kontrata pune! - Afro 3 mijë punonjës “pa të drejta”, një pjesë e konsidershme janë gra

Në mbi 10 mijë subjekte private dhe shtetërore të kontrolluara nga Inspektorati Shtetëror i Punës për vitin 2022, janë evidentuar 2,946 punëmarrës pa kontrata individuale, duke bërë që subjektet të jenë tërësisht në shkelje të Kodit të Punës.
Referuar të dhënave zyrtare nga Inspektorati i Punës, krahasuar me një vit më parë, rezultojnë 46.7% më shumë punëmarrës të konstatuar pa kontrata. Nga numri total i punonjësve të cilët nuk kanë një marrëveshje pune të shkruar me punëdhënësin, 1,202 prej tyre janë femra, apo 40.8 për qind.
Më problematike në këtë drejtim rezultojnë drejtoritë rajonale Tiranë, Korçë dhe Shkodër. Referuar të dhënave, sa i takon punëmarrësve pa kontrata individuale pune vetëm në subjekte private sipas llojit të aktiviteteve ekonomike, numri më i madh evidentohet në llojin e aktivitetit: Financë Shërbime me 6.8% ; Tregti Hotel-Bar-Restorante me 3.1%, Ndërtim me 2.6 %.
Mungesa e një kontrate me punëdhënësin e bën të pasigurt vendin e punës dhe nuk u jep mundësi punonjësve që të kërkojnë të drejtën e tyre në rastin e pushimit nga puna, të përfitimit të ditëve të pushimeve të paguara apo të pagesës së orëve jashtë orarit zyrtar.
Po ashtu janë evidentuar 1799 punëmarrës informal ku gjatë procesit të inspektimit janë siguruar 1785 prej tyre, nëpërmjet masës urgjente “pezullim” të aktivitetit deri në sigurimin e tyre. Nga totali i punonjësve informal, 52 % janë punëmarrëse femra. Inspektorati Shtetëror i Punë ka inspektuar gjatë vitit që lamë pas afro 212 mijë vende pune.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Gratë dhe biznesi, Shqipëria “çalon” te prindërimi e pensionet - Raporti i Bankës Botërore/ Vetëm 18 shtete ndërmorën reforma ligjore
Të 38-tët me një përmirësim nga vitet më parë, por çalojmë tek prindërimi dhe pensionet. Ky është konstatimi i raportit të Bankës Botërore për Gratë, Biznesin......

Pesë fakte që duhet të dini për Ditën Ndërkombëtare të Gruas!
Çdo vit më 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet për të përkujtuar dhe nderuar arritjet e grave, për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazitë gjinore dhe......

Erasmus: Ku shkojnë studentët e Europës kur shkollohen jashtë vendit?
Statistikat e Komisionit Europian tregojnë se vendet mesdhetare Spanja dhe Italia janë në krye të listës për pritjen e më shumë studentëve dhe stafit të......

Pse Europa po kërkon më shumë litium nga Kanadaja?!
Në vizitën e saj në Kanada, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, iu drejtua parlamentit kanadez si pjesë e ofensivës së saj përtej......

Ja pse duhet të paguani gjithmonë gjobat rrugore në Europë, veçanërisht sipas një ligji të ri!
Gjatë një udhëtimi nëpër Europë fatkeqësisht, nëse kryeni një shkelje, nuk është e pazakontë të merrni një njoftim disa muaj pas pushimeve tuaja. Shumë njerëz......

Bizneset “zhyten” në borxhe ndaj tatimeve - Rriten detyrimet, TVSH-ja dhe sigurimet shoqërore në “listën e zezë”
Detyrimet e bizneseve ndaj administratës tatimore përgjatë vitit 2022 janë rritur me 11.8 miliardë lekë apo 103 milionë euro në krahasim me fillimin e vitit......

Gjermania, “luftë” kompanive kineze të telekomunikacionit - Do të ndalohet përdorimi i komponentëve të prodhuar në Kinë
Gjermania planifikon të ndalojë operatorët e telekomunikacionit të përdorin komponentë të caktuar të prodhuar nga kompanitë kineze Huawei dhe ZTE në rrjetet......

Zgjerohet ekonomia greke - Në tremujorin e katërt u rritën shpenzimet konsumatore dhe investimet
Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia e Greqisë u zgjerua në tetor-dhjetor të vitit të kaluar me shpenzime dhe investime më të larta konsumatore, më shumë se sa......