Gratë dhe biznesi, Shqipëria “çalon” te prindërimi e pensionet - Raporti i Bankës Botërore/ Vetëm 18 shtete ndërmorën reforma ligjore

Të 38-tët me një përmirësim nga vitet më parë, por çalojmë tek prindërimi dhe pensionet. Ky është konstatimi i raportit të Bankës Botërore për Gratë, Biznesin dhe Ligjin 2023. Nga 190 vende të mara në studim ky raport e rendit Shqipërinë në vendin e 38-të.
Raporti vlerëson ligjet dhe rregulloret e shteteve në tetë fusha që ndikojnë të lidhura me pjesëmarrjen ekonomike të grave, lëvizshmëria, vendi i punës, paga, martesa, prindërimi, ndërmarrësia, asetet dhe pensionet.
Problematikat e renditura në raport përfshijnë skemat e pensionit por dhe ndërprerjen e karrierës. Më konkretisht kërkohet që ekonomitë të zbatojnë nië skemë të detyrueshme pensioni për të punësuarit në sektorin privat.
Në këtë indeks rezultati mesatar u rrit për vetëm gjysmë pike duke arritur në 77.1 — çka tregon se gratë, mesatarisht, gëzojnë vetëm 77 për qind të të drejtave që i shijojnë burrat. Me ritmin aktual të reformave, në shumë vende, një grua që hyn sot në fuqinë punëtore do të dalë në pension përpara se të jetë në gjendje të fitojë të njëjtat të drejta si burrat, thekson raporti.
Ndërsa përsa I përket karrierës raporti nënvizon se ndryshimet në jetën e punës së burrave dhe grave që rrjedhin nga ndërprerjet e karrierës për përgjegjësitë e kujdesit ose të familjes ndikojnë ndjeshëm në masën e pensioneve të tyre të pleqërisë.
Për shkak se gratë priren të jetojnë më gjatë se burrat dhe kanë jetë më të shkurtër pune për shkak të punës së kujdesit të papaguar, pensioni i parakohshëm mund të ketë efekte negative në sigurinë financiare të nië gruaje në pleqëri. Shumica e reformave për rritjen e nivelit të pensionit kërkojnë rritjen e leies së paguar për prinderit dhe baballarët, heqjen e kufizimeve në punën e grave dhe detyrimin e pagave të barabarta.
Në vitin 2022, vetëm 34 reforma ligjore në lidhje me gjininë u regjistruan në 18 shtete – numri më i ulët që nga viti 2001.
Marinela Lina/SCAN
Sondazh

Pesë fakte që duhet të dini për Ditën Ndërkombëtare të Gruas!
Çdo vit më 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet për të përkujtuar dhe nderuar arritjet e grave, për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazitë gjinore dhe......

Erasmus: Ku shkojnë studentët e Europës kur shkollohen jashtë vendit?
Statistikat e Komisionit Europian tregojnë se vendet mesdhetare Spanja dhe Italia janë në krye të listës për pritjen e më shumë studentëve dhe stafit të......

Pse Europa po kërkon më shumë litium nga Kanadaja?!
Në vizitën e saj në Kanada, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, iu drejtua parlamentit kanadez si pjesë e ofensivës së saj përtej......

Ja pse duhet të paguani gjithmonë gjobat rrugore në Europë, veçanërisht sipas një ligji të ri!
Gjatë një udhëtimi nëpër Europë fatkeqësisht, nëse kryeni një shkelje, nuk është e pazakontë të merrni një njoftim disa muaj pas pushimeve tuaja. Shumë njerëz......

Bizneset “zhyten” në borxhe ndaj tatimeve - Rriten detyrimet, TVSH-ja dhe sigurimet shoqërore në “listën e zezë”
Detyrimet e bizneseve ndaj administratës tatimore përgjatë vitit 2022 janë rritur me 11.8 miliardë lekë apo 103 milionë euro në krahasim me fillimin e vitit......

Gjermania, “luftë” kompanive kineze të telekomunikacionit - Do të ndalohet përdorimi i komponentëve të prodhuar në Kinë
Gjermania planifikon të ndalojë operatorët e telekomunikacionit të përdorin komponentë të caktuar të prodhuar nga kompanitë kineze Huawei dhe ZTE në rrjetet......

Zgjerohet ekonomia greke - Në tremujorin e katërt u rritën shpenzimet konsumatore dhe investimet
Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia e Greqisë u zgjerua në tetor-dhjetor të vitit të kaluar me shpenzime dhe investime më të larta konsumatore, më shumë se sa......

Inflacioni në vendet e OECD arriti 9.2% - Një rënie e lehtë në krahasim me muajin dhjetor
Në vendet e OECD-së në janar 2023, inflacioni u regjistrua 9.2%, kundrejt 9.4% një muaj më parë. Rënia e inflacionit, specifikon OECD, u regjistrua midis......