Bota Postuar më 8 Mars 2023, 11:01

Inflacioni në vendet e OECD arriti 9.2% - Një rënie e lehtë në krahasim me muajin dhjetor

Nga SCAN TV
Inflacioni në vendet e OECD arriti 9.2% - Një rënie e lehtë

Në vendet e OECD-së në janar 2023, inflacioni u regjistrua 9.2%, kundrejt 9.4% një muaj më parë. Rënia e inflacionit, specifikon OECD, u regjistrua midis dhjetorit 2022 dhe janarit 2023 në gjysmën e vendeve që aderojnë në organin parizien, kundrejt dy të tretave midis nëntorit dhe dhjetorit.

Normat më të larta janë raportuar në Hungari, Letoni, Lituani dhe Turqi - mbi 20% për vendet e lartpërmendura. Pas kulmit të vërejtur në qershor 2022, inflacioni i çmimit të energjisë ka vazhduar gjithashtu të bjerë në vendet e OECD-së, ndonëse me një ritëm më të ngadaltë se muaji i kaluar, saktëson organizata.

Inflacioni i energjisë arriti në 16.4% në janar 2023, niveli më i ulët që nga marsi 2021, pas 18.2% në dhjetor. Rënia e inflacionit të energjisë, sqaron OECD, është pjesërisht për shkak të ndryshimit të politikave të fiksimit të çmimeve të energjisë në Holandë  - vendosja e një tavani për çmimet e energjisë, dhe në Itali si pasojë e uljes së çmimeve të rregulluara të produkteve të energjisë. Inflacioni i çmimeve të ushqimeve ra gjithashtu, në 15.2% në janar, pas 15.6% në dhjetor në OECD.

Megjithatë, sipas organizatës pariziene, inflacioni i ushqimeve dhe energjisë vazhdon të përfaqësojë "nxitësit kryesorë të inflacionit në Francë, Itali dhe Japoni". Në eurozonë, inflacioni ra në 8.7% në janar kundrejt 9.2% në dhjetor. Në vendet e G20 - ës, megjithatë, shifra mbeti në thelb e qëndrueshme, në 8.4%.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......