Bizneset “zhyten” në borxhe ndaj tatimeve - Rriten detyrimet, TVSH-ja dhe sigurimet shoqërore në “listën e zezë”

Detyrimet e bizneseve ndaj administratës tatimore përgjatë vitit 2022 janë rritur me 11.8 miliardë lekë apo 103 milionë euro në krahasim me fillimin e vitit ose thënë ndryshe është stoku i detyrimeve është rritur me 9%, 50% e të cilit është krijuar nga vetëm dy tatimpagues.
Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezulton se gjendja e stokut të detyrimeve që sipërmarrjet duhet të paguajnë arrin në 146.8 miliardë lekë apo 1.28 miliardë euro. Rritja e këtij stoku është shqetësues sidomos në një vit kur është vënë në jetë reforma antiinformalitet nga ana e administratës tatimore, çka mesa duket nuk ka funksionuar për këtë segment.
Nga të dhënat e rezulton se principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 61% të shumës totale të detyrimeve tatimore, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 39% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat. Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat, të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe në stokun e borxhit me 35% në vlerë 52,1 miliardë lekë, ku biznese kryesisht të import-eksportit nuk kanë paguar sipas afateve ligjore 20 %-shin për mallrat.
E ndjekur nga Tatim Fitimi me 29% në vlerë 42,7 miliardë lekë, zëri Të Tjera me 16%, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 14% në vlerë 20.5 miliardë lekë, Tatimi në Burim me 4, TAP me 1% në vlerë dhe DIVA me 0.3% . Rritja më të madhe të detyrimeve përgjatë këtij viti ka ardhur nga TVSH-ja, tatim fitimi dhe sigurimet shoqërore.
Edhe pse skema e pensioneve është defiçitare, duket se shmangia e pagesave nga bizneseve e përkeqëson edhe më shumë atë. Sa i takon moshës së borxhit, rezulton që të jetë me vjetërsi mbi 2 vjet në vlerë 112,7 miliardë lekë është 77% ndaj totalit të stokut.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Gjermania, “luftë” kompanive kineze të telekomunikacionit - Do të ndalohet përdorimi i komponentëve të prodhuar në Kinë
Gjermania planifikon të ndalojë operatorët e telekomunikacionit të përdorin komponentë të caktuar të prodhuar nga kompanitë kineze Huawei dhe ZTE në rrjetet......

Zgjerohet ekonomia greke - Në tremujorin e katërt u rritën shpenzimet konsumatore dhe investimet
Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia e Greqisë u zgjerua në tetor-dhjetor të vitit të kaluar me shpenzime dhe investime më të larta konsumatore, më shumë se sa......

Inflacioni në vendet e OECD arriti 9.2% - Një rënie e lehtë në krahasim me muajin dhjetor
Në vendet e OECD-së në janar 2023, inflacioni u regjistrua 9.2%, kundrejt 9.4% një muaj më parë. Rënia e inflacionit, specifikon OECD, u regjistrua midis......

FED paralajmëron norma më të larta interesi - “Rrëzohen” parashikimet për rritjen e rradhës
Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, paralajmëroi se normat e interesit ka të ngjarë të rriten më shumë se sa kishin parashikuar politikëbërësit e......

Banka Santander, në ndihmë të grave - Një ndryshim i shpejtë i roleve të punës për t’i ndihmuar në karrierë
Një nga bankat më të mëdha të Europës, Santander, po ndryshon me ritëm të shpejtë rolet e punës për të ndihmuar gratë të arrijnë në krye. Sipas kryetares......

Rritja e parë e bonove të thesarit, pas rënies së pandërperë - Në ankandin e kësaj jave, instrumentet me maturim 3-mujor shënuan ngritje modeste të interesave
Në muajin mars është shënuar rritja e parë e interesave të letrave me vlerë të Qeverisë, në rënie të pandërprerë që prej nëntorit të vitit të shkuar. Kanë qenë......

Nga 1 prilli rritet me 1.300 lekë sigurimi vullnetar - ISSH, thirrje qytetarëve të paguajnë periudhat e pasiguruara
Nga 1 prilli me rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë do të ndryshojë edhe masa e pagesës për sigurimet vullnetare. Qytetarët të cilët janë pjesë e kësaj......

Ku u rritën më shumë çmimet e banesave në Europë? - Suedia është vendi që shënon shtrenjtimin më të madh
Tendencat e çmimeve të banesave në të gjithë Europën kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që nga vitet 1990. Të dhënat nga Organizata për Bashkëpunim dhe......