Nafta, e qëndrueshme pranë 82 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës

Nafta po vijon të gjendet nën presion edhe në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan se rezervat ju rikthyen rënies gjatë javës së kaluar. Edhe pritshmëritë për norma më të larta interesi në Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion mbi çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 82.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 76.5 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat kanë rënë me mbi 3% në dy sesionet e fundit, humbjet më të mëdha që nga fillimi i vitit, pas komenteve të shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell për rritjen e interesave. Referuar të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat e naftës bruto ranë me 1.7 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, për herë të parë në 10 javët e fundit. Analistët parashikonin një rritje me rreth 400 mijë fuçi. Megjithatë, tregjet po presin të dhënat zyrtare që publikohen në vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.
Paralelisht, ministrat e naftës të vendeve prodhuese vijojnë të debatojnë në lidhje me tkurrjen e furnizimit të tregut, në një konferencë që po zhvillohet në Houston të Shteteve të Bashkuara. Debati vjen pas vendimit të Rusisë për të ulur eksportet drejt vendeve europiane me 500 mijë fuçi, gjatë muajit mars.
SCAN
Sondazh

Dollari, në nivelin më të lartë në 3 muaj - Mbështetet nga komentet e Powell për të rritur interesat
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të lartë në 3 muajt e fundit, pas mesazheve të shefit të Rezervës Federale,......

Tregjet europiane zgjerojnë humbjet - Fokusi i investitorëve rikthehet te ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi në vëmendje të tregjeve është rikthyer shqetësimi për ngadalësimin e ekonomisë globale.......

“Tirana Bank”, në mbështetje të grave në teknologji. Studentët e Politeknikut, pjesë e aktivitetit “Këtu për edukimin, Këtu për zonjat në teknologji”
Në mbështetje të grave, vajzave të cilat zgjedhin teknologjinë si një mundësi për punësim apo dhe zhvillimin në karrierë, Tirana Bank ka ndërmarr një sër......

Inflacioni nuk po “sprapset”, 7.1% në Shkurt - Çmime rekord të larta për bulmetin, veshjet, mobilimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë
Edhe pse tashmë ka kaluar një vit nga nisja e luftës në Ukrainë bashkë me efektet që transmetoi në ekonominë globale, kryesisht sa i përket çmimeve, norma e......

Çfarë parashikon plani kombëtar spitalor? - Nga monitorimi i fondeve publike, investimet dhe mirëadministrimi
Në fletoren zyrtare u botua Plani Kombëtar Spitalor për vitet 2023-2030. Fokusi i këtij plani do të jetë fuqizimi i sistemit shëndetësor, fuqizimi i reagimit......

Të punësuar, por pa kontrata pune! - Afro 3 mijë punonjës “pa të drejta”, një pjesë e konsidershme janë gra
Në mbi 10 mijë subjekte private dhe shtetërore të kontrolluara nga Inspektorati Shtetëror i Punës për vitin 2022, janë evidentuar 2,946 punëmarrës pa kontrata......

Gratë dhe biznesi, Shqipëria “çalon” te prindërimi e pensionet - Raporti i Bankës Botërore/ Vetëm 18 shtete ndërmorën reforma ligjore
Të 38-tët me një përmirësim nga vitet më parë, por çalojmë tek prindërimi dhe pensionet. Ky është konstatimi i raportit të Bankës Botërore për Gratë, Biznesin......

Pesë fakte që duhet të dini për Ditën Ndërkombëtare të Gruas!
Çdo vit më 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet për të përkujtuar dhe nderuar arritjet e grave, për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazitë gjinore dhe......