Bota Postuar më 9 Mars 2023, 10:15

Dollari, në nivelin më të lartë në 3 muaj - Mbështetet nga komentet e Powell për të rritur interesat

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të lartë në 3 muaj -

Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të lartë në 3 muajt e fundit, pas mesazheve të shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, i cili tha se normat e interesit do të jenë më të larta. Në ditën e dytë të dëshmisë së tij përpara ligjvënësve në Kongresin amerikan, Poëell e rikonfirmoi këtë mesazh, por bëri një qasje më të kujdesshme në lidhje me debatin mbi masën e rritjes së interesave.

Si rezultat i këtyre komenteve, indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 105.6, niveli më i lartë në 3 muajt e fundit. Në anën tjetër, euro po qëndron në rreth 1.054 dollarë, ndërsa paundi në rreth 1.18 dollarë. Të martën, në ditën e parë të dëshmisë së Powell në kongres, dollari u rrit me 1.3%, fitimet më të mëdha ditore që nga shtatori i vitit të kaluar. Të dhënat pozitive mbi ekonominë amerikane, të publikuara më herët gjatë javës i kanë dhënë më shumë hapësira bankës qendrore për të shtrënguar politikat monetare.

Tashmë, tregtarët po vlerësojnë se ka 70% mundësi që Rezerva Federale të rrisë me 50 pikë bazë, normën e interesit në takimin e 21 dhe 22 marsit. Në anën tjetër, Banka Qendrore e Kanadasë e mbajti normën 1-ditore të interesit të pandryshuar në 4.5%, duke u bërë banka e parë e madhe që pezullon fushatën e rritjes së interesave. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 21,600 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1540 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...