Europa Postuar më 9 Mars 2023, 10:57

Pse Portugalia po i jep fund "vizës së artë"!

Nga SCAN TV
Pse Portugalia po i jep fund "vizës së artë"!

500 mijë euro për një leje qëndrimi në zonën europiane të Shengenit ka qenë oferta e qeverisë portugeze për të huajt e pasur, që prej vitit 2012. Kjo ofertë është pranuar nga 12 mijë investitorë, që i kanë siguruar vetes dhe familjes së tyre hyrjen në Europë. Tani “programit të vizave të arta” të Portugalisë, do t’i vijë fundi edhe për shkak të presionit që ushtron Bashkimi Europian. Kryeministri António Costa, ka bërë të ditur se programi do të mbyllet më 16 mars.

"Është mirë që Viza e Artë po hiqet, ajo nuk duhet të ishte futur asnjëherë,” thotë e gëzuar ish-deputetja socialiste, Ana Gomes, e cila e ka luftuar këtë program që nga fillimi. “Ato kanë qenë ftesë për të larë para dhe i kanë mundësuar organizatave kriminele dhe terroriste që të futen në zonën e Shengenit legalisht." Më shumë se gjysma e kërkesave kanë ardhur nga vende, ku rreziku për larje parash është i lartë, dhe Portugalia nuk është kujdesur kurrë për burimin e parave të atyre që bëjnë kërkesën.

Kur filloi programi, që u bë për të nxitur ekonominë e Portugalisë, e cila ishte në gjendje të keqe, ai u përdor kryesisht për bizneset e pasurive të patundshme: Në vend që të përdorej për të krijuar ndërmarrje të reja dhe vende të reja pune, ai u përdor kryesisht nga kinezë të pasur që blenë banesa luksoze në Lisbonë dhe rrethina pasuar nga brazilianët, turqit, afrikano-jugorët dhe rusët.

Nga rreth shtatë miliardë eurot e marra, 90 % e tyre shkuan për blerjen e banesave. Vetëm 22 viza u dhanë për krijimin e vendeve të punës, mësohet nga shifrat e policisë për të huaj, SEF. Rezultati: vetëm 280 vende të reja pune në gjithsej dhjetë vjet program.

Megjithatë, Hugo Santos Ferreira, kryetar i shoqatës portugeze të pasurive të patundshme, e kritikon ndërprerjen e e leje qëndrimeve “të arta”: “Kjo është ndërhyrje ndaj investitorëve të huaj, që duan t’i investojnë paratë e tyre në Portugali. Portugalia kështu nuk është më e besueshme dhe humbet reputacionin si vend me kushte të favorshme për investime." Portugalisë i duhen më shumë investitorë të huaj për të forcuar ekonominë e saj, ajo nuk mund të heqë dorë nga ky instrument i rëndësishëm, që i sjell vendit më shumë se 600 milionë euro çdo vit.”

Por pikërisht këtu qëndron problemi: Vitet e kaluara çmimet e pasurive të patundshme janë rritur shumë në Portugali, sidomos në dy qytetet më të mëdha në Lisbonë dhe Porto. Kjo edhe për shkak të programit të Vizave të Arta edhe sepse gjithnjë e më shumë qytetarë të BE-së blejnë banesa dhe shtëpi në Portugali me çmime që portugezët nuk janë më në gjendje t’i paguajnë. “Sidomos në segmentin më të lartë të tregut, Vizat e Arta kanë shkaktuar rritje të madhe të çmimit të pasurive të patundshme,” thekson ish- deputetja europiane, Ana Gomes.

Çfarë do të bëhet me për ata që kanë marrë vizat tashmë thuhet se leje qëndrimi i tyre do të zgjatet nëse ata jetojnë vërtet përherë në Portugali.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......