Mbretëria e Bashkuar shmang recesionin - Por, situata ekonomike në vend do të mbetet e dobët

Dhoma Britanike e Tregtisë parashikon se ekonomia e vendit është në rrugën e duhur për t'u tkurrur më pak se sa pritej këtë vit dhe për të shmangur dy tremujorët e rritjes negative që shënojnë një recesion teknik.
Perspektiva më e ndritshme u shoqërua me masa të tjera të ekonomisë së Britanisë, duke përfshirë sondazhet e indeksit të menaxherëve të blerjeve dhe të dhënat e besimit të konsumatorëve që janë përmirësuar javët e fundit.
Dhoma Britanike e Tregtisë parashikoi që produkti i brendshëm bruto do të bjerë me 0.3% këtë vit, një rënie më e vogël se parashikimi i tij i mëparshëm për një rënie prej 1.3%, pas një aktiviteti më të fortë në fund të 2022 - shit.
Të dhënat zyrtare treguan se ekonomia shmangi për pak një recesion pas rritjes zero në tremujorin e fundit të 2022. Shifrat për janarin do të publikohen të premten.
Në baza tremujore, PBB-ja parashikohet të bjerë 0.3% në tremujorin e parë të 2023 - shit, përpara se të tregojë rritje zero në tremujorin e dytë dhe të rritet me 0.2% në secilin nga tremujorët e tretë dhe të katërt të 2023.
Dhoma Britanike e Tregtisë pret që ekonomia të rritet me 0.6% vitin e ardhshëm, ndërsa Banka e Anglisë parashikoi një tkurrje çerek për qind për vitin 2024, muajin e kaluar.
Pavarësisht rishikimit në rritje, bizneset përballen me një vit të vështirë përpara mes vështirësive me mungesat e stafit, taksat në rritje dhe faturat e energjisë.
Ekonomia rrezikon të mbesë prapa konkurrentëve nëse ministri i ekonomisë Jeremy Hunt nuk do të ofrojë stimuj, për të ndihmuar firmat.
Britania është e vetmja ekonomi e Grupit të Shtatë vendeve që ende nuk është rikthyer në madhësinë e saj para pandemisë dhe Dhoma e Tregtisë parashikon se nuk do të kthehet në atë nivel deri në tremujorin e fundit të 2024.
Ndërsa konsumatorët dhe bizneset ende përballen me një goditje nga inflacioni dyshifror, Dhoma Britanike e Tregtisë pret që inflacioni të bjerë në 5% në tremujorin e katërt dhe 1.5% deri në fund të 2024.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pse Portugalia po i jep fund "vizës së artë"!
500 mijë euro për një leje qëndrimi në zonën europiane të Shengenit ka qenë oferta e qeverisë portugeze për të huajt e pasur, që prej vitit 2012. Kjo ofertë......

Nafta, e qëndrueshme pranë 82 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po vijon të gjendet nën presion edhe në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan se rezervat ju rikthyen rënies gjatë javës së......

Dollari, në nivelin më të lartë në 3 muaj - Mbështetet nga komentet e Powell për të rritur interesat
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të lartë në 3 muajt e fundit, pas mesazheve të shefit të Rezervës Federale,......

Tregjet europiane zgjerojnë humbjet - Fokusi i investitorëve rikthehet te ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi në vëmendje të tregjeve është rikthyer shqetësimi për ngadalësimin e ekonomisë globale.......

“Tirana Bank”, në mbështetje të grave në teknologji. Studentët e Politeknikut, pjesë e aktivitetit “Këtu për edukimin, Këtu për zonjat në teknologji”
Në mbështetje të grave, vajzave të cilat zgjedhin teknologjinë si një mundësi për punësim apo dhe zhvillimin në karrierë, Tirana Bank ka ndërmarr një sër......

Inflacioni nuk po “sprapset”, 7.1% në Shkurt - Çmime rekord të larta për bulmetin, veshjet, mobilimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë
Edhe pse tashmë ka kaluar një vit nga nisja e luftës në Ukrainë bashkë me efektet që transmetoi në ekonominë globale, kryesisht sa i përket çmimeve, norma e......

Çfarë parashikon plani kombëtar spitalor? - Nga monitorimi i fondeve publike, investimet dhe mirëadministrimi
Në fletoren zyrtare u botua Plani Kombëtar Spitalor për vitet 2023-2030. Fokusi i këtij plani do të jetë fuqizimi i sistemit shëndetësor, fuqizimi i reagimit......

Të punësuar, por pa kontrata pune! - Afro 3 mijë punonjës “pa të drejta”, një pjesë e konsidershme janë gra
Në mbi 10 mijë subjekte private dhe shtetërore të kontrolluara nga Inspektorati Shtetëror i Punës për vitin 2022, janë evidentuar 2,946 punëmarrës pa kontrata......