Europa Postuar më 9 Mars 2023, 11:24

“Produkti mund të konsumohet edhe pas skadencës” - BE prezanton etiketën e re ushqimore!

Nga SCAN TV
“Produkti mund të konsumohet edhe pas skadencës” - BE

Një informacion i ri në etiketë për të zgjatur kohën e përdorimit të ushqimeve duke reduktuar në këtë mënyrë shpërdorimin. Komisioni Europian ka propozuar një shtesë në etiketa ku përvec datës së prodhimit dhe të skadencës të shkruhet edhe: Shpesh mund të konsumohet edhe pas afatit. Një modifikim i skadencës që deri tani është ende pjesë e një projektligji të deleguar mbi të cilin Brukseli po punon prek kohësh dhe po përballet tashmë me vendet anëtare.

Kjo shtesë, do të ishte e domosdoshme për reduktimin e shpërdorimit ushqimor që shënon shifra befasuese: 57 milion ton mbeturina ushqimore, 127 kilogramë për banor, prodhohen në Bashkimin Europian cdo vit, me një kosto prej 130 miliard eurosh për 27 vendet anëtare.

Ndërhyrja në datën e skadencës ishte lajmëruar nga Brukseli që në vitin 2020 me strategjinë: Nga ferma në pirun: kjo shtesë tashmë konsiderohet e domosdoshme sepse si shpjegohet dhe në dokument, lejon një kuptim më të mirë të datës së skadencës. Por dhe ndikon në procesin e vendimmarrjes së konsumatorit për të konsumuar apo për të eliminuar një prodhim ushqimor.

Gjithësesi ky është vetëm një hap i parë në planet e Brukselit për të luftuar mbetjet ushqimore. Sipas kalendarit tregues të ekipit të Ursula von der Leyen, verën e ardhshme BE do të fillojë të diskutojë një modifikim të synuar të direktivës së mbetjeve. Shtetet Anëtare në fakt kanë nënshkruar objektivat për të reduktuar mbetjet ushqimore me 50% deri në vitin 2030, që konsiderohet një angazhim vërtet i madh.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat