Shqipëria Postuar më 20 Shkurt 2023, 14:55

Legalizimet drejt fundit, programe sociale për të përjashtuarit - Trajtim përmes fondit të banesave. Trajtime alternative, bonus qiraje deri 3 vite

Nga SCAN TV
Legalizimet drejt fundit, programe sociale për të përjashtuarit -

Deri në fund të vitit të shkuar, në total janë kryer rreth 244 mijë legalizime, në një kohë që Kadastra ka paralajmërur se gjatë 2023 pritet të përfundojnë edhe rreth 15 mijë të tjerë. Kjo e con në total në rreth 260 mijë numrin e objekteve pa leje të legalizuara, në një kohë që nuk ka ende një shifër përfundimtare për ato që do të përjashtohen përfundimisht nga procesi nga afërisht 70 mijë objektura të mbetura. Por cili do të jetë fati i objekteve që përjashtohen përfundimisht nga legalzimi.

Përmes një Vendimi të miratuar në Qershor të vitit të shkuar, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar se zotëruesit e objekteve që nuk kualifikohen për t’u legalizuan do të trajtohen përmes programeve sociale të strehimit.

Më specifikisht, vendimi parashikon dy forma trajtimi:

  • Së pari, Trajtim përmes fondit të banesave, në zbatim të marrëveshjes Marrëveshjes që lidhet midis organit përgjegjës, në këtë rast njësisë së vetëqeverisjes vendore, dhe përfituesit;
  • Dhe së dyti, trajtim në forma alternative, në zbatim të marrëveshjes MPT që lidhet midis organit përgjegjës, në këtë rast subjekti përfitues i veprës i ndryshëm nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

Përveç këtyre trajtimeve përfituesit, që nuk zotërojnë asnjë banesë tjetër në njësinë e vetëqeverisjes vendore, të ligjshme apo pa leje, por të legalizueshme, përveç ndërtimit të përjashtuar nga legalizimi, përfitojnë edhe trajtim financiar në formën e bonusit të qirasë për një afat 3-vjeçar nga momenti i firmosjes së marrëveshjes dhe lëshimit të godinës.

Për subjektet përfituese të trajtimit financiar, godina nuk mund të lirohet dhe ndërtimi nuk mund të prishet përpara se organi përgjegjës të ketë pajisur përfituesin me fondet për pagesën e qirasë. Ngritja e padive ose shqyrtimi gjyqësor i një çështjeje civile apo administrative lidhur me pretendimet e përfituesit apo veprimet e organit përgjegjës/zbatues nuk pezullon procedurat e zbatimit të projektit.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat